SHKODËR

Një tentativë grabitje është regjistruar në Shkodër, në Qendrën Komunitare “Për Familjen”.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se ngjarja është regjistruar në orët vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mëngjesin e të hënës, kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit, ku grabitësit kanë bërë gati gjithçka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare.

Kryetari i Rajonit Nr.5, Pal Pepa, një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur, ndërkohë që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

Tentativat e grabitjes, por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk janë raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohe që kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar. Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët, pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taksapaguesit shkodranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb