Plane për këtë javë? Zbuloni parashikimin e yjeve për 12 shenjat e zodiakut përgatitur për ‘BalkanWeb’ nga astrologu i njohur Jorgo Pulla.

DASHI
Të përgjithshmet:
Ne jemi një javë para fillimit të Merkurit në rrugëtmin mbrapsh në shënjen  e Peshqve, kështu që do të ishte një ide e mirë të përfitoni për t’u marrë me disa çështje të rëndësishme që ju keni lënë ende të pazgjidhura. Zgjidhni ditët e para të javës sepse nga e Premtja, dhe më pas do të filloni të ndjeni vonesën dhe vështirësitë në komunikim për disa nga çështjet që janë të rëndësishme për ju. Më 16/2 Marsi shkon në shenjën Bricjapit dhe nxjerr në pah edhe një herë fushën e profesionit tuaj dhe mundësitë ideale në ditët në vazhdim.
Dashuria: Afërdita është në shenjen tuaj edhe këtë javë, duke treguar se jeni në gjendje të punoni më shumë për t’ja arritur qëllimit tuaj, edhe pse jeni në një kohë te mirë për biseda që kanë të bëjnë me lidhjen tuaj. Për çështje sentimentale qe kërkojnë zgjidhje  – gjithmonë do të ketë kohë për t’u përqendruar në jetën tuaj personale. Flirtim për juve që jeni në kërkim apo për juve që nuk keni dicka të re, me siguri do të keni dicka të re në këtë aspekt. Për juve që jeni në një lidhje, çdo çështje të pazgjidhur mund ta zgjidhni. Diskutimet  për çështje serioze bëjini në fillim të javës e cila është ideale, sepse është dhe koha dhe momenti  që ato të zgjidhen para fundjavës.
Karriera dhe financat: Shumë e rëndësishme është çështja  e biznesit tuaj I cili do të fillojnë të ketë një rritje të vogël  përsëri këtë javë, posaçërisht  këtë javë pasi kjo javë  mbarojn çështjet nga më të vështira. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 nënvizon edhe një herë çështjet profesionale dhe çështjet që lidhen me punën tuaj. Marsi në këtë shenjë  do të rizgjojë  eklipset e mëparshme dhe ndoshta rivendos  çështjet  profesionale  që kishit për ti stabilizuar më parë në dhjetor dhe janar.

DEMI
Të përgjithshmet:
Mërkuri vazhdon rrugëtimin  e tij në shenjën e Peshqeve, por këtë javë përgatitet për udhëtimin mbrapsht  të tij, që mund të nënkuptojë vëzhgimin e disa ngatarresave të  komunikimit me persona që mund të kishit lënë takime më parë dhe nuk ju realizuan ashtu siç dëshironit. Ndërsa ditët e javës kalojnë, ju mund të mendoni se ka keqkuptime midis miqve dhe si rrjedhojë mund të ndryshohen disa nga planet tuaja për një aktivitet në punën tuaj. Më 16/2 Merkuri  do të qëndrojë  i gatshëm  për të filluar kursin e tij mbrapsht  retrogradë në 18/2, kështu që sigurohuni që të mbyllni çështjet që ju shqetësojnë  më përpara kësaj date – veçanërisht nëse ato lidhen me mjedisin tuaj miqësor – para fundjavës.
Dashuria: Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 ju fton të jeni aktiv në mënyrë që të fitoni diçka në fushën emocionale. Juve që  jeni në një lidhje përfitoni nga ditët kur nuk keni  shumë punë  dhe mund të krijoni hapsira pasi është ide e mirë të caktoni një udhëtim me i/e dashurën tuaj. Nëse jeni I vetëm  disa të njohur mund të jeni përsëri në qendër të vëmendjes dhe mund tju duhet ta menaxhoni atë në një mënyrë perfekte.  Nuk  përjashtohet mundësia të merni një telefonatë që keni  pasur në të kaluarën dhe të bëni një rifillim të ri në jetën tuaj.
Karriera dhe financat: Çështjet  e biznesit tuaj do të jenë në qendër të vëmendjes  për ju këtë javë, pasi ju mund të mendoni se ekziston një klimë  paksa e veshtirë  me kolegët tuaj. Merkuri  – i cili po përgatitet të kthehet prapa në fillim të javës tjetër – mund të krijojë disa keqkuptime midis jush dhe njerëzve të afërt. Mundohuni të mos lejoni që ata të ndikojnë në punën tuaj, në mënyrë që të mos shkojnë përtej çështjeve të komunikimit dhe profesionale.

BINJAKËT
Të përgjithshmet:
Këtë javë preferoi të mbyllni gjithcka keni.  Me  çështjet që kanë të bëjnë me punën  është në të mirën tuaj tani në fillim jave, sepse më vonë do të keni disa vonesa. Sundimtari juaj Merkuri  ndodhet  në shenjën e Peshqve të Dielën më 16/2 fillon rrugëtimin e tij mbrapsh në  retrogradë në 18/2 e tutje. Kjo tregon se me kalimin e ditëve, komunikimi do të bëhet paksa me i vështirë, ndryshe thoni juve ndryshe ju kuptojnë të tjerët. Nuk  përjashtohet mundësia të keni  shtyrje në takime biznesi ose vonesa në udhëtime. Më 16/2 Marsi shkon në shenjën e Bricjapit duke krijuar disa  shpenzime më tepër.
Dashuria: Këtë javë çështjet që mund të lindin në jetën tuaj personale janë në të mirën tuaj.  Bëni  pak kujdes  se ka keqkuptime, sepse koha është disi  e paqartë, kështu që ju duhet të jeni shumë të kujdesshëm me ato që thoni. Nëse  jeni në një lidhje, përpiquni të mos lejoni që i/e dashura  juaj të mendojë se për arsye të punës mund t’ju keqkuptojë. Është  mirë që çdo gjë ta zgjidhni pa zhurmë, pasi do t’ju ndihmojë shumë marrëdhënien tuaj nëse mbani komunikim të mirë mes jush dhe partnerit. Për  juve që nuk keni një lidhje apo jeni në kërkim për diçka të tillë  do ti keni të gjitha mundësitë për të gjetur njeriun tuaj të zemrës gjatë kësaj jave. Nëse  dëshironi të investoni në një njohje të re atëherë jeni në kohën e duhur.
Karriera dhe financat: Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në fund të javës mund  t’ju shqetësojë pak ne disa takime pune  por mos u shqetesoni fare se ato që ndëgjoni  nuk janë reale, por hipotetike. Mundohuni të mos lejoni që bisedat pa baza ti transmetoni tek të tjerët,  pasi do të jetë shumë e vështirë të mbani pamjen tuaj realiste, kështu që do të shpërqendroheni lehtësisht. Besoni  instiktin tuaj. Komunikimi mund të ketë disa çështje këtë javë pasi Merkuri  përgatitet për rrugëtimin mbrapsh  të tij, kështu që duhet të jeni pak më të vëmedshëm se çfarë ju ofrojnë dhe çfarë juve përfitoni.

GAFORRJA
Të përgjithshmet:
Këtë javë, është një mundësi e mirë për të zgjidhur një çështje qe ka të bëjë  me  një problem me çështjet arsimore. Mund  ti zgjidhni këtë javë si në punë por dhe në lidhje me çështje të tjera që lidhen me punen tuaj.  Gjithashtu në lidhje me një udhëtim që keni planifikuar mund të realizohet në ditët e para të kësaj jave. Mërkuri  është akoma në  shenjën e Peshqeve  duke mësuar mbi  çështjet e mësipërme, por në fund të javës Merkuri kthehet në rrugëtim mbrapsht në datë 18/2. Kjo do të thotë që do të ishte më mirë të mos e lini këtë javë të pashfrytëzuar dhe të zgjidhni sa më shumë çështje që mundeni duke i dhënë përparësi studimit dhe udhëtimit. Është  java më e mirë që mund te ishte gjatë këtij muaji.
Dashuria:Mendja juaj mund të jetë në një udhëtim që dëshironi të bëni ose të mendoni për një  të ardhme, jeni në një javë me shumë ndryshime. Kjo  do të thotë se jeni në kohën e përshtatshme të ndryshimeve që dëshironi të bëni. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 aktivizon eklipset që ndodhen në boshtin tuaj në dhjetor 2019 dhe janar 2020, duke rivendosur çështjet ndërpersonale  që kanë ndodhur  qysh atëherë. Nëse keni një lidhje përpiquni të jeni sa me të qetë dhe sa më të kujdesshëm me i/e dashuren tuaj, sepse ka shume  arsye për t’u grindur. Për juve që  jeni vetëm mundësitë do t’ju jepen, por të jeni të kujdesshem sepse është një periudhë jo e përshtatshme për lidhje serioze.
Karriera dhe financat: Sektori i biznesit do të ketë mjaft angazhime këtë javë dhe gjysmën  tjetër të muajit shkurt duke filluar këtë javë, pasi hyrja e Marsit në shenjen  e Bricjapit në 16/2 sjell marrëdhëniet profesionale dhe partneritetet do te jene në plan të parë. Ju mund të mendoheni shumë  për të parë se çfarë do të bëni në një  marrëdhënie biznesi sepse planet kanë ndryshuar dhe ju duhet te vendosni ose të përshtateni me të dhënat e reja ose te vendosni te largoheni nga ajo punë. Peshoni me kujdes të mirat dhe të këqijat për të mos marrë ndonjë vendim impulsiv për të cilin do të pendoheni më vonë.

LUANI
Të përgjithshmet: Në këtë javë duket se çështjet  financiare do të jenë në qendër të vëmendjes për juve  pasi Merkuri  në shenjen e  Peshqeve  që do të thotë ti jepni  rëndësinë e duhur çështjeve ekonomike. Këshillohet që të mbyllni sa më shumë çështje pune apo ekonomike në këtë periudhë. Është  në të mirën tuaj ti zgjidhni ato. Në fund të javës (16/2) Merkuri  ndalon rrugëtimin e tij drejtë dhe kthehet retrograde dy ditë më vonë në 18/2. Atëherë do të jetë më e vështirë për shkak të pengesave profesionale dhe të tjera për të zgjidhur disa çështje financiare, kështu që është një ide e mirë të përfitoni nga ditët e kësaj jave për të parë përparësitë e gjërave.
Dashuria: Nuk perjashtohet mundësia  të vini re këtë javë që komunikimi midis jush dhe partnerit tuaj ka filluar të  paraqesë disa probleme, pasi i/e dashura juaj nuk është në momentin e duhur për të marrë vendime. Kujdes  sepse është shumë kollaj për t‘u grindur. Nëse nuk jeni gati është mirë që të prisni derisa të plotësohen disa kushte për marje vendimesh.  Është  paksa e ngatërruar kjo periudhë  në sferën sentimentale, shmangni çështjet  e së kaluarës, veçanërisht nëse ato janë mbyllur përgjithmonë dhe nuk kanë arsye për të folur për gjera që nuk ja vlen ti ktheheni  të kaluarës. Për  juve që jeni vetëm mund të bisedoni për gjera të dites apo per të ardhmen por jo te vendosni  tani per tani, përndryshe do të jetë shumë e lehtë – për shkak të detyrimeve të jetës së përditshme dhe atyre që keni në mendje – nga nxitimet mund dhe të gaboni.
Karriera dhe financat: Kjo javë mund të përshkruhet si e qetë në lidhje me çështjet e biznesit tuaj. Këshillohet që të përgatiteni për disa angazhime profesionale ose projekte profesionale për të cilat dini se do të duhet të merreni vendime në të ardhmen e afërt. Gjërat do të ndryshojnë pas fundjavës pasi hyrja e Marsit në shenjen e Bricjapit në 16/2 tregon se me kalimin e ditëve, do të keni  shumë nga angazhimet tuaja të punës. Është  mirë që të bëni një ribisedim nëse keni diçka të tillë  për të bërë. Nëse jeni të kujdesshëm asgjë nuk ndodh por do të keni dhe mundësira apo shanse të reja në këtë drejtim. Është  një periudhë mjaft e mirë për juve të kësaj shenje për të vënë në vend çështjet ekonomike dhe stabilizimin e punës suaj.

VIRGJËRESHA
Të përgjithshmet:
Merkuri është në shenjen e Peshqve dhe vazhdon udhëtimin e tij, duke krijuar lëvizshmëri në marrëdhëniet ndërpersonale dhe herë pas here ka edhe disa keqkuptime në komunikim. Është një ide e mirë të përfitoni nga mundësitë që ju janë dhënë këtë javë që kanë të bëjnë me të tjerët qoftë në një nivel personal, qoftë profesional, si dhe për të trajtuar çështje praktike. Ndërsa ditët kalojnë ju mund të vëreni se të tjerët mund të mos ju kuptojnë juve ose nuk i kuptoni të tjerët, duke qene në siklet, është paksa javë delikate prandaj kërkohet kujdes në çeshtjet e rëndësishme, mos merni vendime pa qenë të sigurt. Kjo do të ndodhë pasi Merkuri  ndalon rrugëtimin e tij të drejtë dhe  në 16/2 fillon rrugëtimin e tij  në retrogradë dy ditë më vonë. Është në të mirën tuaj që sa më shpejt që të zgjidhni disa çështje aq më lehtë do të jetë për ju.
Dashuria: Këtë javë ka të ngjarë të ndiheni pak të mërzitur sepse i/e dashura juaj ju kërkon gjëra që nuk është e mundur të realizohen këtë periudhë. Mirë është që t’i spjegoni gjërat në detaje  që të ndiheni të çliruar në lidhjen tuaj, sepse fjala ngacmon fjalën dhe pastaj humbni thelbin e çështjes. Mundohuni të zgjidhni çështje të rëndësishme dhe të gjeni një pikë kontakti, pasi çështjet e komunikimit ka të ngjarë t’ju shkaktojnë shumë telashe. Me hyrjen  e Marsit në shenjën e Bricjapit në 16/2 ju fton të jeni aktiv në këtë fushë nëse jeni vetëm nuk përjashtohet mundësia për ju që nuk keni lidhje të gjeni personin që ju mungon. Sigurisht që duhet të keni në vëmendje se Mërkuri do të fillojë kursin e tij retrogradë në të njëjtën kohë, kështu që kini kujdes nga ekzagjerimet në komunikim dhe gabimet që mund të bëhen.
Karriera dhe financat: Në lidhje me biznesin tuaj ose për çështjet tuaja profesionale kjo javë do të jetë pak shqetësuese, pasi ka të ngjarë të kuptoni se ka këndvështrime të ndryshme në një partneritet që keni. Edhe  pse mund të ndaheni nga ortakeria as që mos u shqetesoni fare se të tjerët do të humbasin dhe jo juve. Ajo që duhet të keni në vemendje gjatë javës është që komunikimi dhe dialogu do të japin rezultatin përfundimtar në çdo çështje profesionale. Zgjidheni gjithçka që lidhet me punën tuaj në ditët e para të javës, pasi ditët që kalojnë nga mesjava e tutje do të jenë më të vështira për të realizuar gjëra të rëndësishme për shkak të pengesave në komunikim dhe zvarritjes së çështjeve qe juve kërkoni zgjidhje. Prandaj mire është t’i mbyllni në ditët e para të kësaj jave.

PESHORJA
Të përgjithshmet: Ne këtë javë juve u përpoqët të përqendroheni në çështjet e përditshme që mund të jenë të vogla – dhe mund të duken të mërzitshme – por duhet të zgjidhen, sepse nga një diçka e vogël në punë bëhet e madhe nesër në vendin tuaj të punës. Merkuri  në Peshk do t’i sjellë ata në krye të gjërave  më të rëndësishme. Do  të keni ndihmesën e Merkurit tani në fillim jave  dhe do të ishte një ide e mirë të shfrytëzoni mundësinë për t’i rregulluar ato sa më shpejt. Të Dielën në 16/2 Merkuri  pregatitet  për t’u kthyer në  rrugëtimin e mbrapshtë me dat 18/2 kështu që i zgjidhni një herë e mirë çështjet ditore  sidomos në ditët e para të javës, pasi ato do të ishin më të lehta për t’u trajtuar.
Dashuria: Këtë javë duhet të keni parasysh që disa diskutime me partnerin tuaj mund të hapin çështje të së kaluarës që do të krijojnë një konfrontim midis jush, bëni kujdes. Mundohuni të zgjidhni çdo mosmarrëveshje në ditët e para të javës pasi do të jetë më e lehtë të gjeni  një zgjidhje për problemin e krijuar. Nëse jeni vetëm dhe nuk keni një lidhje apo njohje,  prania e Marsit në shenjën e Bricjapit që nga dita  e Diel 16/2, tregon se ankthi i brendshëm nuk do t’ju lejojë të investoni në një njohje të re, prandaj shikoni mirë detajet që filloni lidhjen apo njohjen. Mundohuni të mos paragjykoni situatat pa arsye, dhe të lejoni kohë të tregoni se ku po shkoni në njohje apo lidhje.
Karriera dhe financat: Punët dhe angazhimet vazhdojnë mirë këtë javë, kështu që nuk është e lehtë t’i harroni ato pasi ato janë vazhdimisht përpara jush. Prania e Mërkurit në shenjën e Peshqve tregon një rutinë të përditshme që do të jetë mjaft e kërkuar dhe plot takime. Mundohuni të rregulloni çështjet më personale  që i konsideroni më të rëndësishme në ditët e para të javës. Mund të ketë disa vonesa në planet tuaja që mund të mos ju lejojnë të mbani orarin që keni caktuar, sepse mund të ketë shtyrje  apo vonesa.

AKREPI
Të përgjithshmet: Në këtë javë duket se çështjet tuaja personale dhe gjithçka që lidhet me dashurinë, krijimtarinë, gëzimin dhe argëtimin do të jetë më të vështira në lidhje me komunikimin në  këtë javë, pasi prania e Mërkurit në shenjen  e Peshqve ju bën pak më të vëmendshëm më të kujdesshëm në çdo aspekt. Sigurisht që duhet të keni në vemendjen tuaj  se mund të ketë disa vonesa në çështjen tuaj personale ose mund t’ju duhet të ndryshoni udhëtimin. Datat  që keni lënë apo çështje të ndryshme  si dhe  në atë sentimentale, të gjitha këto ndikojnë në kthimin e mërkurit në krahun e kundërt. Një shoqeri e mëparshme ka të ngjarë të rishfaqet në jetën tuaj ndërsa Merkuri përgatitet për rrugëtimin  tij retrograde më 18/2. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit të Dielën 16/12 sjell shumë njerëz rreth jush, disa prej të cilëve do të zgjidhin disa çëshjte të përbashkëta  me ju dhe do të bini  dakord me të tjerët, për çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me punën dhe udhëtimet.
Dashuria: Prania e Merkurit  tregon se çështjet tuaja personale do të jenë një temë diskutimi për ju dhe për miqtë tuaj që do të thotë do të marrin zgjidhje. Nëse jeni vetëm, ka shumë të ngjarë që një person me një histori emocionale të së kaluarës të rishfaqet në jetën tuaj dhe të vazhdoni rrugët të sigurt bashkë drejt së ardhmes, por këtë herë të dhënat do të jenë të ndryshme nuk do të keni kohë për të humbur por për të përfituar. Për juve që  jeni në një lidhje, mos lejoni që gjoja „njerëzit  e mirë që ju duan të mirën“ të përfshihen në diskutime që ju përkasin vetëm juve dhe jo të tjerëve  sepse ata  krijojnë probleme që nuk kanë asnjë arsye për të ekzistuar, vetëm se do të shkaktojnë përçarje.
Karriera dhe financat: Këtë javë do te perpiqeni pak me teper të mbani një ekuilibër midis çështjeve profesionale dhe personale pasi kjo e fundit do të tërheqë më shumë interes. Prania e Mërkurit në shenjën e Peshqeve  dhe madje edhe para se të kthehet Merkuri prapa (18/2) tregon që ka të ngjarë të shfaqen vështirësi në komunikim në fushën profesionale. Kjo, së bashku me faktin se vëmendja juaj është përqendruar diku tjetër, mund t’ju bëjë të harroni detyrimet e rëndësishme në punë dhe në ekonomi.  Kujdes, të jeni të vëmendshëm në çështjet që mund të parashtrohen në pune dhe në vendimmarrje që mund të duhet të merrni ndaj të tjerëve.

SHIGJETARI
Të përgjithshmet:
Merkuri këtë javë  vazhdon rrugëtimin e tij në shenjën e Peshqve, duke krijuar një introversion që do ta vështirësojë komunikimin edhe me njerëzit që i konsideroni “tuajët”. Është në të mirën tuaj nëse keni çështje për të diskutuar dhe rregulluar. Merruni  me problemet që keni për ti zgjidhur në  ditët e para të javës, pasi më vonë do të  vini re se do të keni vështirësi në komunikim. Më 16/2 Merkuri  do të fillojë  të kthehet në rrugëtimin mbrapsht më 18/2, duke sjellë përsëri çështje të së kaluarës, por kjo nuk ju prish dhe aq punë për të parë se çfarë do bëni më tej.
Dashuria: Këtë javë, përpiquni të përqendroheni në çështje që ju shqetësojnë juve dhe të dashurën/in  tuaj pasi keni tendencën të jeni pak nervoz dhe në biseda të veçanta  bëni kujdes, pasi është shumë e lehtë të grindeni prandaj  kërkohet  vëmendja tuaj. Një çështje në fundjavë në lidhje me të kaluarën mund të rishfaqet, por nëse shihni se nuk është ajo që mendoni lëreni për në ditët në vazhdim, pasi mund të marrë zgjidhje më vonë. Jepuni  peshë gjërave të reja që keni  tani dhe mundohuni të jeni sa me korekt me të dashurën/in tuaj sepse kjo lidhje është ideale për juve që sapo keni krijuar  një lidhje të re.
Karriera dhe financat: Biznesit tuaj i duhet vëmendje këtë javë pasi Merkuri në të kundërt  do të thotë se se komunikimi nuk është aty ku duhet, ndryshe ju flasin ndryshe kuptoni pra  “telefon i prishur” në komunikimin me njerëzit në mjedisin tuaj të biznesit. Kjo nga ana tjetër mund të krijojë probleme dhe në punën tuaj, mundohuni të jeni sa më të qartë, veçanërisht kur ka diskutime për një projekt biznesi. Hyrja e Marsit në shenjën e Bricjapit në 18/2 tregon që në këtë  periudhë  është shumë e rëndësishme  të  rishikoni  disa nga zgjedhje që keni bërë më para  dhe ti shikoni tani, sepse ka të bëjë me karrierën nesër  dhe jo momentin  tuaj tani.

BRICJAPI
Të përgjithshmet: Këtë javë do të kushtoni shumë nga koha juaj  dhe interesi juaj për persona të ndryshëm  të rrethit tuaj shoqëror, do të rritet duke kërkuar takime dhe diskutime me ta. Merkuri  është në shenjën e Peshqve dhe tregon kontaktet  me njerëz të ndryshëm. Do  t‘ju vijnë  disa  lajme që do të arrijnë deri tek veshët tuaj. Nga  fundi i javës duhet të tregoheni më të kujdesshëm me ato që thoni pasi në 16/2 Merkuri  pregatitet  për t’u rikthyer dy ditë më vonë ne rrugëtim të kundërt, duke treguar disa keqkuptime. Në 16/2 Marsi kalon në shenjën tuaj, duke treguar që mundësitë dhe  vendimet që juve mund të merrni  do të jetë mjaft pozitive për juve të kësaj shenje.
Dashuria: Në këtë javë kontaktet me  të dashurën/in tuaj  kanë nevojë për vëmendje, pasi mund të vini re që ajo ka tendencë të keqinterpretojë disa nga gjërat që ju thoni. Keqkuptime  fjalë të dëgjuara nga të tjerët është mirë që me qetësi dhe maturi ti bisedoni me të dashurën/in tuaj që ato fjalë që ka dëgjuar janë fjalë në ajër dhe jo të vërteta. Duhet durim pasi do të jetë e lehtë të humbasësh durimin dhe në fund të thuash fjalë që nuk do t’i kuptosh. Nëse vetëm nuk keni një lidhje stabël me futjen e  Marsit  në shenjën tuaj, nga data 16/2, kjo do të thotë që nuk do t’i lini asgjë në mëshirë të fatit, pasi dëshironi të merrni vetë kontrollin në gjithcka për të mirën e lidhjes. Kjo mund të bëjë që “magjia” e një lidhjeje të re  të jetë e sigurt për të ardhmen prandaj sa me të vëmendshem aq me të fituar do të jeni.
Karriera dhe financat: Këtë javë (shtrojeni) vendin, bëjeni gati  për ditët në vazhdim që do të jenë mjaft positive  për ju dhe profesionalisht. Hyrja e Marsit në shenjën tuaj në 16/2 tregon se si do të punoni për të arritur qëllimet e biznesit tuaj dhe për të arritur atë që dëshironi. Ajo që duhet të dini dhe te jeni të vetëdijshëm  është  se mund të hasni disa  ‘pengesa’ në rrugën tuaj dhe se nuk duhet të bëni lëvizje impulsive për t’i kapërcyer ato. Çdo  gjë me mirëkuptim për juve dhe për çështjet e rëndësishme që ju interesojnë. Merkuri  në fund të javës do të krijojë  disa pengesa  në çështje të komunikimit dhe është mirë që nëse nuk jeni gati per një takim biznesi këtë fundjavë mund ta shtyni për javën që vjen.

UJORI
Të përgjithshmet: Për gjithçka që lidhet me të ardhurat, shpenzimet -fitimet  dhe detyrimet financiare, por edhe fondin në përgjithësi është pak e vështirë  për ju këtë javë, pasi Merkuri  në Peshk po I vështirëson pak gjerat por zgjidhja do të vij nga fundjava  dhe nuk ka vend për t‘u shqetësuar. Këshillohet që të organizoni dhe rregulloni  disa çështje që lidhen me ekonominë në ditët e para të javës. Në 16/2 Merkuri  do të kthehet në rrugëtim të kundërt dy ditë më vonë, kështu që do të ishte e këshillueshme që të jeni pak të vëmendshëm,  jo të nxitoheni në pune në takime, në lidhje me bankat, kujdes në vija të përgjithshme.
Dashuria: Në këtë javë është mirë që të bëni ndonjë udhëtim të shkurtër me të  dashurën/in tuaj për të vendosur se çfarë do të bëni në një të ardhme të afërt. Është  javë që kërkon vendimarrje në sferën sentimentale, kështu që përpiquni ta përshtatni punën  në orarin që juve doni dhe mos e lini jetën tuaj personale jashtë mundësive tuaja. Mund të keni  disa mosmarrëveshje midis jush dhe partnerit tuaj për çështje biznesi  që nuk keni kohën e mjaftueshme për njëri – tjetrin. Komunikimi i lirshëm mund t‘ju ndihmojë të arrini atë që ju mendoni për të ardhmen, kështu që nëse shihni diçka të tillë që po ndodh, mund të preferoni të vazhdoni të prisni sesa të shtyni situatën.
Karriera dhe financat: Këtë javë do të duhet të vendosni për disa detyrime profesionale, të cilave do t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje, edhe nëse ato janë pak të vështira për juve. Mërkuri po përgatitet për kursin e tij retrograde, që do të thotë se mund të ketë vonesa dhe pengesa. Kushtojini vëmendje të veçantë fundjavës pasi ka shumë të ngjarë që të dhënat e reja të dalin në një çështje biznesi që do t’ju ngatërrojë.

PESHQIT
Të përgjithshmet:
Mërkuri vazhdon rrugën e tij në shenjën tuaj duke sjellë nevojat dhe dëshirat tuaja në jetën e perditeshme, por ka shumë të ngjarë që ju t’i komunikoni në mënyrë të gabuar dhe kjo është ajo që kërkon vëmendje. Ndërsa ditët kalojnë, ju mund të vini re që nuk jeni dakord me të tjerët ose mund të mendoni se të tjerët nuk ju kuptojnë. Më 16/2 Merkuri  do të kthehet në retrospektive dy ditë më vonë, duke ju ftuar të rishikoni çështjet dhe vendimet e periudhës së kaluar. Në fund të javës ne gjithashtu kemi Marsin që hyn në shenjën e Bricjapit e cila ka të ngjarë të shkaktojë lëvizshmëri për shkak të aktiviteteve në grup dhe gatishmërisë për t’u përfshirë dhe juve ne punen tuaj.
Dashuria: Çështjet tuaja emocionale mund të jenë një dhimbje koke për ju këtë javë pasi keni më shumë të ngjarë të gjendeni në situata kur nuk dini si të përgjigjeni dhe si të menaxhoni. Mërkuri në shenjën tuaj nuk do t’ju ndihmojë të shikoni në mënyrë objektive të dhënat dhe kjo është diçka që duhet të keni kujdes dhe vemendje. Nëse jeni në një lidhje mund të ketë disa keqkuptime me partnerin tuaj gjatë fundjavës për shkak të një problemi qe keni pasur më para. Nëse jeni vetëm, kushtojini vëmendje lidhjes së re dhe nismave të reja që doni me deomos ti stabilizoni, pasi është një javë e mirë dhe mjaft produktive për lidhje të reja.
Karriera dhe financat: Partneritetet tuaja mund të kenë disa vështirësi këtë javë pasi ato kanë qenë objekt bisede dhe  në të kaluarën, të cilat kanë qenë në kundërshtim me ju. Mundohuni të jeni sa më objektivë, pasi do të jetë e lehtë të shpërqendroheni nga të menduarit tuaj subjektiv dhe të merrni vendime të gabuara. Përfshihuni në aktivitete të rëndësishme biznesi në ditët e para të javës, pasi në ditët që vijnë, numri i keqkuptimeve do të rritet.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë ëebsajtit www.astrologu.al

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: