DASHI

Këtë javë nuk do të keni shumë energji, ndaj përpiquni ta përdorni në aktivitete të nevojshme dhe të mos e “shpërdoroni”. Takimi i Marsit me Neptunin tek Peshqit në 12/6, sjell pasivitet dhe skuqje, por kjo ka dhe anën e saj pozitive. Këto ditë pritet të shihni me kujdes cështje që ju kanë shqetësuar periudhën e kaluar dhe t’i vlerësoni. Nëse keni disa detyrime të rëndësishme, sistemojini, pasi javën e ardhshme do të jetë më e vështirë për ta bërë.
Dashuria: Pasiguria do të trokasë derën dhe të cështjeve tuaja sentimentale dhe ka mundësi t’ju stimulojë në veprime që nën rrethana të tjera nuk do t’i bënit. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, merreni partnerin dhe takoni shokë dhe të njohur, pasi kjo do t’ju bëjë të kaloni caste të këndshme. Nëse jeni beqarë, mos lini mëndjen tuaj të krijojë skenare përsa i përket një lihdje apo një njohje të kohëve të fundit dhe fokusohuni në të dhënat që realisht ekzistojnë.
Puna dhe Ekonomia:  Punët dhe cështjet profesionale të lëna pezull, do të vijnë në sipërfaqje këtë javë, ndaj dhe ju duhet t’i menaxhoni me mënyrën më të mirë të mundshme. Dicka e tillë mund të dëgjohet e lehtë por për shkak të takimit të Marsit me Neptunin dhe të dembelizmit që krijon, mund të fitojë një gradë më të lartë vështirësie nga ajo që kishte deri tani.

DEMI

Këtë javë do të keni dëshirë të komunikoni me personat tuaj të dashur, të dilni shëtitje, të takoni të afërm, akoma dhe komshinj, por nuk do të keni asnjë dëshirë për tu marrë me detyrimet e përditshmërisë. Takimi i Marsit me Neptunin në shenjën e Peshqëve në 12/6, ju tërheq vëmëndjen, në rast se dilni për blerje pasi ka shumë mundësi të stimuloheni në shpenzime që nuk janë të nevojshme. Informacione të ndryshme do të arrijnë në veshët tuaj këtë javë, por do duhet t’i filtroni, për të parë se cilat përputhen me realitetin dhe cilat jo.
Dashuria: Një person që ndodhet në rrethin tuaj të afërt duket se ju shqetëson këtë javë, ndaj dhe do të aspironi të gjeni mënyrë për të qënë pranë tij. Nëse ai person vjen nga të njohur të përbashkët, atëher komunikimi me ta do të jetë më e shpeshtë dhe mirëqënë! Në rast se ndodheni tashmë në një lidhje, kontakti me partnerin tuaj, një shëtitje apo një takim me të dahsurit tuaj, do të ndihmojë shumë në klimën që do të ekzistojë këtë javë në përgjithësi por edhe midis jush.
Puna dhe Ekonomia: Këto ditë nuk do të keni dëshirë të vecantë për punë dhe kjo është dicka e cila vështirë se do fshihet. Takimi midis Marsit dhe Neptunit në shenjën e Peshqëve në 12/6, krijon një humor të rëndë, i cili lidhet drejt për së drejti me energjinë e ulët. Përpiquni të menaxhoni qoftë detyrimet më të rëndësishme profesionale për të mos krijuar një figurë, e cila qartazi nuk do të përputhet me ju, duke ju ekspozuar.

BINJAKËT

Vëmëndja juaj ndodhet e kthyer në cështjet profesionale dhe në c’do gjë që lidhet me figurën që përcillni në ambjentin tuaj profesional. Kjo mund t’ju drejtojë në shqetësime të eksagjeruara, të cilat nuk do të përputhen me realitetin dhe të vetmen që do të arrijnë është drejtimi i vëmëndjes larg nga cështjet që janë realisht të rëndësishme. Takimi midis Marsit dhe Neptunit në shenjën e Peshqëve në 12/6, ju thotë të përqendroheni në ato që kanë rëndësi dhe të mos e shpërdoroni energjinë tuaj, e cila nuk do të jetë e shumtë këtë javë.
Dashuria: Kontakti me partnerin tuaj do t’ju bëjë mirë këtë javë pasi do t’ju ndihmojë të shplodheni nga programi kërkues i përditshmërisë. Pushtojeni dëshirën që do keni për të mos parë askënd për të mundur të shplodhur, pasi nevojitet të ruajë disa balanca midis jetës tuaj personale dhe profesionale. Nëse jeni beqarë, nuk përjashtohet t’ju flirtojë një person që ndodhet në ambjentin e punës tuaj, por do duhet të jeni shumë të kujdesshëm në rast se dëshironi të vazhdojë ky flirt.
Puna dhe Ekonomia: C’do gjë që lidhet me pjesën profesionale, do ketë prioritet këtë javë dhe nuk përjashtohet të jetë dhe burim shqetësimi për ju. Nëse jeni mjaft të lodhur nga punët dhe detyrimet e periudhës së kaluar, tashmë ka mundësi të shihni veten pa asnjë oreks për punë. Përpiquni të mos e lini dicka të tillë të duket dhe përqendrohuni në detyrimet tuaja profesionale pasi nëse fokusoheni realisht në to, do të jetë më e lehtë për ju t’ja dilni.

GAFORRJA

Këtë javë do shihni veten të ketë nevojë për shokë dhe persona që e dini se mund të shkëmbeni dy fjalë dhe ju kuptojnë. Takimi midis Marsit dhe Neptunit që realizohet në shenjën e Peshqëve në 12/6, nuk do të ndihmojë aktivitetet e theksuara dhe daljet e gjata, pasi do sjellë në sipërfaqje lodhjen e akumuluar. Përpiquni të gjeni kohë për veten tuaj, për ndryshe do jetë e lehtë që kjo lodhje të gjejë rrugëzgjidhje tek nervozizmi.
Dashuria: C’do gjë që lidhet me fushën tuaj sentimentale këtë javë, ka shumë mundësi të përbëjë shkak për tu shfaqur pasiguri dhe shqetësime. Nëse ndodheni në një lidhje, zgjidhni të kaloni kohë me partnerin tuaj, por pa e mbushur kohën tuaj të përbashkët me shumë gjëra, pasi duket se keni nevojë të dy për caste relaksuese dhe të qeta. Nëse jeni beqarë, ka shumë mundësi të ekzistojë një person interesant në rrethin tuaj shoqëror dhe këtë javë do keni mundësi të afroheni.
Puna dhe Ekonomia: Puna vazhdon t’ju angazhoje dhe këtë javë, po pavarësisht kësaj, nuk do të jetë e lehtë të mbyllni disa cështje që lidhen me të, dhe si thotë shprehja “dëshira ekziston, por trupi nuk mundet”! Përpiquni të vendosni një hierarki në cështjet tuaja profesionale dhe filloni nga më të rëndësishmet, pasi me këtë mënyrë do t’ju largohet një barrë që sa më shumë qëndron pezull, aq më tepër ju streson.

LUANI

Luanë të dashur, këtë javë ka shumë mundësi të ndjeni se nuk mundeni të kontrolloni ndjenjat tuaja, ne rezultat që të shfaqen në sipërfaqje në një fortë të fortë. Takimi midis Marsit dhe Neptunit në shenjën e Peshqëve në 12/6, thekson mbingarkesën emocionale dhe nuk përjashtohet të krijojë frikë për cështje të caktuara. Përpiquni të përqendroheni vetëm në c’do gjë që ekziston si e mirëqënë dhe jo si skenar i mundshëm. Kushtojini vëmëndje të vecantë cështjeve ekonomike për të mos bërë ndonjë lëvizje të gabuar.
Dashuria: Kontakti me partnerin tuaj, këtë javë, nga njëra anë do t’ju mbush me ndjenja të bukura, dhe nga ana tjetër ka mundësi të krijojë disa tensione, të cilat do mund të ishin shmangur. Për të ndodhur kjo, do duhet të mos e lini veten t’ju shtyjë në skenare që mund të bëni pasi kjo do të ndikojë dhe në sjelljën tuaj përballë partnerit. Nëse jeni beqarë, ka mundësi të vijë në sipërfaqje një person që keni kohë pa parë dhe dëgjuar, ndaj duhet të mendoni me kujdes lëvizjet tuaja.
Puna dhe Ekonomia: Këto ditë mendja juaj nuk duket se ndodhet në cështjet profesionale, por pavarësisht kësaj, ato do gjejnë mënyrë për t’i vërejtur! Në rast se keni për tu marrë me disa cështje ekonomike që rrjedhin apo lidhen me punën tuaj, do duhet të jeni dyfish të kujdesshëm, pasi dhe takimi i Marsit me Neptunin krijon hutim, i cili mund të ndikojë negativisht cështje praktike dhe ekonomike.

VIRGJËRESHA

Këtë javë ka shumë mundësi të ndjeni nevojën për të shkuar në pushime dhe të shkoni larg nga të gjitha ato që keni në mëndjen tuaj dhe ju shqetësojnë kohëve të fundit. Takimi i Marsit me Plutonin që do të realizohet në shenjën e Peshqëve në 12/6, ju stimulon akoma më shumë të arratiseni nga përditshmëria, por kjo për momentin duket e paarritshme. Përqendrohuni në disa tema që mund të ekistojnë në një lidhje personale apo një bashkëpunim, për t’i zgjidhur dhe të mos i lini të zmadhohen.
Dashuria: Kontakti me partnerin tuaj do të jetë shumë ndihmues për ju këtë javë, pasi do t’ju ndihmojë të gjeni balancat tuaja, të cilat pritet të jenë lëkundur ditët e fundit. Nëse nuk jeni në një lidhje, kontakti me një person që ju intereson, do t’ju mbushë bateritë dhe kjo do t’ju ndihmojë t’ju përgjigjeni cështjeve praktike dhe punëve të përditshmërisë. Kini kujdes pasi mund të ekzistojë një atmosferë tensionuese në një takim.
Puna dhe Ekonomia: Kontakti që do të keni me një person që bashkëpunoni këtë javë, mund të sjellë në dritë disa debate që i kanë rrënjët e tyre në të kaluarën, por tani do ta kuptoni. Takimi i Marsit me Neptunin në shenjën që ndodhet përballë jush- Peshqit- tregon se veprimet e disa personave që lidhen me punën tuaj do t’ju ngatërrojnë. Përpiquni t’i shihni me një shikim objektiv dhe distancim, pasi kjo do të jetë mënyra e vetme për të kuptuar nëse ndodhin pa dashje apo me dëshirë.

PESHORJA

Këtë javë duket se do të keni shumë detyrime që lidhen me pjesën e punës. Nga ana tjetër duket se do të shfaqen dhe disa telashe dhe mund t’ju krijojnë nervozizëm. Ju përsëri, nuk do të keni dëshirë të merreni me c’do gjë që lidhet me punët dhe aty do të fillojnë vështirësitë. Takimi i Marsit me Neptunin në shenjën e Peshqëve në 12/6 krijon një qëndrim të dembelosur i cili nuk do t’ju ndihmojë të menaxhoni detyrimet tuaja. Përpiquni të sistemoni qoftë më të rëndësishmet pasi nëse i lini të gjitha për më pas, java e ardhshme do të jetë akoma më kërkuese.
Dashuria: Cështjet tuaja sentimentale nuk do të ndodhen në prioritet këtë javë pasi përditshmëria do t’ju marrë nën ritmet e saj. Pavarësisht kësaj, nëse ndodheni tashmë në një lidhje, përpiquni të kaloni kohë me partnerin tuaj, pasi që dhe kjo kohë do të jetë e vlefshme dhe do të përbëjë një pushim të këndshëm të kësaj jave. Nëse jeni beqarë, dikush që ndodhet në ambjentin tuaj të punës do t’ju japë disa copëza që do t’ju ngatërrojnë dhe kjo javë nuk do të jetë e përshtatshme për të nxjerrë përfundime.
Puna dhe Ekonomia: C’do gjë që lidhet me punën tuaj këtë javë, do t’ju shqetësojë mjaftueshëm pasi duket se do të shfaqen shumë punë dhe detyrime profesionale. Në kombinim me detyrimet e përditshmërisë, kjo javë interpretohet vecanërisht kërkuese. Përpiquni të filloni nga më të rëndësishmet pasi nëse i lini pezull, vetëm në mendim do t’ju krijojnë më tepër stress.

AKREPI

Këtë javë duket se do të fokusoheni në cështje që lidhen me jetën tuaj sentimentale pasi dhe me c’do gjë që mund t’ju shpërthejë produktivitetin dhe fantazinë tuaj. Takimi i Marsit me Neptunin në shenjën e Peshqëve në 12/6, do t’ju vërë në procedurë për t’u marrë me një aktivitet artistik dhe nuk përjashtohet kjo të përbëjë fillim e një hobi të ri. Përpiquni të fokusoheni në aktivitete që ju mbushin, pasi kjo është e nevojshme për këto ditë.
Dashuria: Kontakti me partnerin tuaj do t’ju ndihmojë vecanërisht humorin tuaj ndaj dhe përpiquni të mos e lini pas dore këtë javë, pasi do të përbëjë një burim frymzimi për ju. Një ide e mirë është të filloni një aktivitet të përbashkët i cili do t’ju kënaqë të dy. Nëse jeni të lirë, do të keni shumë mundësi për flirtim këto ditë por do duhet të jeni të kujdesshëm me veprimet tuaja, pasi takimi i Marsit me Neptunit duket se do t’ju ngatërrojë dhe mund të ndikoheni.
Puna dhe Ekonomia: Detyrimet profesionale nuk do ndodhen në epiqendrën e interesit tuaj këtë javë, dhe nuk përjashtohet t’ju krijohet shumë lodhje akoma vetëm duke i menduar. Në këtë lodhje do të përbëjë pjesë dhe energjia juaj e cila do të jetë në nivele të ulta, si rezultat të mos jetë aspak ndihmuese në punët e përditshmërisë. Përpiquni të qëndroni të fokusuar në disa detyrime profesionale të cilat do të jenë të rëndësishme, për të mos u krijuar probleme.

SHIGJETARI

Këtë javë duket se do të  fokusoheni në shtëpinë tuaj dhe në c’do gjë që lidhet me të. Takimi i Marsit me Neptunin që realizohet në shenjën e Peshqëve në 12/6 ju krijon nevojën për të kaluar kohë në “guackën” tuaj. Mirë do ishte të sistemoni cështjet që janë të rëndësishme për ju, ose që lidhen me shtëpinë apo që rrjedhin nga përditshmëria, pasi java e ardhshme nuk do të jetë ndihmuese për tu marrë me cështje.
Dashuria: Java do të krijojë një dëshirë romantike dhe shumë të mirë për të aspiruar të kaloni kohë me partnerin tuaj, larg nga sytë e botës. Një darkë romantike në shoqërinë e një gotë vere dhe ndjekja e një filmi, janë disa gjëra të thjeshta që mund të bëni bashkë, por të cilat do të jenë shumë të rëndësishme dhe ndihmuese për humorin tuaj. Nëse jeni të lirë, një bisedë që do të keni me një person që ju intereson do t’ju ndihmojë të merrni një figurë më të mirë për të.
Puna dhe Ekonomia: Puna këtë javë nuk duket se bën pjesë në prioritetet tuaja pasi do të fokusoheni në mënyrat që do t’ju ndihmojnë të fitoni kohë të lirë. Takimi i Marsit me Neptunin nuk shquhet për energjinë e tij, përkundrazi, ndaj dhe ka shumë mundësi të kërkoni mënyra për të shmangur detyrimet profesionale dhe punët. Përpiquni të mos i drejtoni këtij skenari nëse nuk doni të ekspozoheni në sytë e personave të rëndësishëm për ju.

BRICJAPI

Bricjap i dashur, këtë javë do të gjendeni në nevojë për komunikim me miqtë, të njohurit, të afërmit dhe madje edhe fqinjët pasi do të luajë një rol të rëndësishëm për ju që të shoqëroheni me njerëz me të cilët mund të shpreheni lirshëm. Takimi mes Marsit dhe Neptunit në shenjën e Peshqve në 12/6 tregon që ju mund të josheni nga komunikimi sipërfaqësor dhe të nxirrni përfundime të gabuara për njerëzit që do të takoni këto ditë. Mos mendoni se të gjithë personat me të cilët do të shoqëroni janë miqtë tuaj, pasi duhet të ndani miqtë tuaj nga të njohurit tuaj.
Dashuria: Këtë javë, merrni partnerin tuaj dhe vizitoni një të afërm ose një person të rrethit tuaj të përbashkët. Dëshira për komunikim do të jetë shumë e dobishme për planin e mësipërm dhe është ajo që do t’ju shtyjë të largoheni me miqtë dhe të njohurit. Nëse jeni i lirë, mund të ketë diçka interesante në mjedisin tuaj të ngushtë, por do të ishte më mirë të mos nxitoni në përfundime, pasi këtë javë gjithçka mund të duket ideale.
Puna dhe Ekonomia: Këto ditë duket se do të bëni një pushim nga detyrimet tuaja profesionale dhe nga kandidimi për çështjet profesionale që ju ndjekin kohët e fundit. Ju duhet të gjeni pjesën e artë në mënyrë që të mos ekspozoheni para syve të njerëzve që lidhen me mjedisin tuaj profesional.

UJORI

Këtë javë do të gjeni veten duke menduar për ndonjë gjë që lidhet me sektorin financiar dhe ka shumë të ngjarë që këto mendime të shqetësojnë. Takimi midis Marsit dhe Neptunit në shenjën e Peshqve në 12/6 tregon se është e mundur të tërhiqeni në lëvizje të gabuara në sektorin financiar, diçka që ka nevojë për vëmendje. Kjo javë nuk është e përshtatshme për investime të reja apo hapje financiare. Mundohuni të zgjidhni çështjet e kaluara, por shmangni çdo marrje rreziku për arkën tuaj.
Dashuria: Kontakti me partnerin tuaj do t’ju ofrojë siguri emocionale, kështu që mos e lini pas dore, edhe nëse nuk keni mjaft kohë të lirë. Nëse keni një fond të përbashkët, duhet të jeni shumë të kujdesshëm pasi mund të ketë disa mosmarrëveshje në menaxhimin e tij, të cilat do t’ju largojnë. Nëse jeni i lirë, duhet të kontrolloni situatën mes jush dhe një personi për të cilin jeni i interesuar para se të vendosni të bëni një lëvizje, pasi duket se mund të jeni duke nxjerrë përfundime të gabuara këtë javë.
Puna dhe Ekonomia: Puna do ju mbajë të zënë si rezultat i problemeve tuaja financiare këtë javë, kjo është arsyeja pse do të përqendroheni në diçka që mund t’ju ndihmojë të rritni të ardhurat. Takimi i Marsit me Neptunin mund t’ju çojë në një skenar utopik i cili nga ana tjetër mund t’ju çojë në lëvizje të gabuara në çështjet e biznesit. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe me këmbë në tokë, në mënyrë që të shmangni skenarin e mësipërm.

PESHQIT

Këtë javë ka shumë mundësi që ju të dëshironi të jeni aktiv në mënyrë që të bëni disa gjëra personalisht ose profesionalisht, por duket se rrethanat nuk do të jenë në favorin tuaj. Takimi mes Marsit dhe Neptunit në shenjën tuaj të zodiakut në 12/6 nuk krijon “terren të fortë” që ju të hecni dhe të bëni lëvizjen tuaj të radhës. Shmangni përfundimet e shpejta dhe vendimet përfundimtare këtë javë, pasi ka shumë mundësi që ata t’ju drejtojnë në drejtim të gabuar qoftë në një marrëdhënie personale, qoftë në një bashkëpunim.
Dashuria: Ndryshimet në gjendjen tuaj shpirtërore do të ndikojnë shumë në marrëdhënien tuaj me partnerin tuaj këtë javë, pasi ato do t’ju bëjnë të humbni ekuilibrin tuaj. Sa më shumë të arrini të zvogëloni ndryshimet e humorit, aq më shumë do të jeni në gjendje t’i mbani tensionet larg marrëdhënies suaj. Nëse takimi i Marsit me Neptunin në shenjën tuaj zodiakale mund të ju shtyjë në drejtimin e gabuar kur bëhet fjalë për lidhjen tuaj të dashurisë ose edhe një zgjedhje që nuk është e përshtatshme për ju, kështu që duhet të keni kujdes.
Puna dhe Ekonomia: Mund të keni shumë detyrime profesionale këtë javë, por duket se nuk jeni në gjendje t’i bëni ato. Lidhja midis Marsit dhe Neptunit në shenjën tuaj do të luajë një rol të rëndësishëm në këtë, pasi do të krijojë dembelizëm tek ju, gjë që nuk do të ndihmojë në zgjidhjen e çështjeve profesionale. Kjo nga ana tjetër mund të krijojë polemikë dhe tension në mjedisin tuaj profesional, të cilin duhet ta menaxhoni me kujdes dhe pa lëvizje të prera.

Për më shumë detaje mund të kontaktoni drejtpërdrejt me astrologun Jorgo Pulla: Tel. 0699464446 ose pranë websajtit www.astrologu.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: