TIRANE- Ndërsa na ndajnë pak ditë nga protesta opozitare, duket se dy aleatët, kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë nisur vrullshëm bashkëpunimin.

Siç duket edhe në foton e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetarja Elda Menga ata kanë konsumuar sot një kafe në një nga hotelet e kryeqytetit, në shoqërinë e disa politikanëve të tjerë.

E ndërsa nuk dihet me saktësi nëse kanë thurur planet se si do të veprojnë gjatë protestës së 27 Janarit, në sy bie fakti që ata të dy, Basha e Kryemadhi kuptohen gjithnjë e më shumë, kur vjen puna tek vendimet e përbashkëta.

Sot Basha e Kryemadhi janë shoqëruar edhe nga Fatmir Mediu, kreu i PR, Jemin Gjana dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: