Partizani është në alarm para derbi të madh! Lorenc Trashi pësoi një dëmtim të rëndë në fytyrë kundër Bylisit dhe rrezikon prezencën e tij në këtë sfidë, sikundër edhe Bruno Telushi, që ndaj mallakastriotëve luajti me kavilje të enjtur.

Ndaj drejtuesit e kuq duket se janë “zbutur”. Esat Mala është rishfaqur sot dhe ka luajtur në derbin mes ekipeve B të Partizanit dhe Tiranës, që përfundoi në barazim 1-1.

Ky është një sinjal i qartë për rintegrimin e mesfushorit që u dërgua në ekzil në dhjetor për shkak të mungesës së rinovimit. Ende nuk dihet nëse ka një arkod rinovimi ose jo mes palëve, por në kryendeshjen e së premtes Mala mund të zbresë me ekipin e parë pas shumë muajsh.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb