Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj ka kritikuar planin ekonomik të PD duke vënë në dukje se nuk kishte asnjë rresht për Rindërtimin.

Ahmetaj thotë se plani i PD ishte një pseudoprogram, dhe sipas tij me logjikën e demokratëve njerëzit që kanë ngelur jashtë, do të vijojnë të qëndrojnë jashtë.

Rama nuk ka dhënë koment për këtë pjesë, por ka porositur tek kantieri i ‘5 Majit’ Ahmetajn dhe Veliajn, që të punohet ditën dhe natën e 3 turne për Rindërtimin duke i porositur që të përshpejtohet ritmi i punës.

BISEDA AHMETAJ-RAMA

ARBEN AHMETAJ: Asnjë fjalë sot nga opozita nxori pseudoprogramin, asnjë fjalë për rindërtimin. Do i lenë njerëzit jashtë me atë logjikë. Asnjë rresht për rindërtimin. Do të thotë se njerëzit që janë jashtë, do ngelen jashtë.

EDI RAMA: Taksative, me 3 turne. Ditën, natën, me 3 turne. Ajo që ne duhet të kemi shumë qartë, është që kemi në dorë, pa ceduar cilësinë ta përshpejtojmë kudo ritmin e punës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb