Plani i Federatës Italiane të Futbollit për të rinisur kampionatin parashikonte mes të tjerash edhe përdorimin e një numri shumë të madh të tamponëve për testimin e futbollistëve dhe stafeve teknike. Një detaj që u shoqërua me polemika, aq më tepër që në këtë moment në Itali zien debati nëse qytetarët duhet të testohen ose jo në masë.

Udinese Calcio V Acf Fiorentina Serie A
Udinese Calcio V Acf Fiorentina Serie A

Një çështje sa ekonomike aq edhe etike në këtë periudhë të vështirë për një nga vendet më të prekura nga Coronavirus. Nëse për aspektin financiar, Federata Italiane i ka kërkuar klubeve një tjetër sforco, edhe në atë etik dhe moral është gjetur një zgjidhje origjinale. Kështu, për çdo tampon të përdorur, klubet duhet të dhurojnë pesë të tillë për autoritetet sanitare, duke dhënë një mesazh të qartë solidariteti për të gjithë italianët.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb