Florentino Perez ëndërron t’i dhurojë Realit të Madridit dy goditje të mëdha për vitin 2022, që do të jetë edhe viti i përurimit të “Santiago Bernabeut” të ri. Presidenti i Real Madridi, sipas asaj që mësohet nga “Besoçer”, mendon që ta celebrojë në mënyrën më të mirë të mundshme shtëpinë e re të “Los Blancos”.

Bëhet fjalë për dy supergoditje në merkato: Erling Haland nga Borusia e Dortmundit, dhe Kilian Mbape nga Paris Sën Zhërmeni. Dy emra për të cilët do të nevojitet një shumë e madhe parash dhe një sforco e vërtetë ekonomike, parë edhe zhvillimet e lidhura me emergjencën e Covid-19.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb