Ka një datë të saktë për nisjen e stërvitjes dhe një tjetër të përafërt për rikthimin e kampionatit, por jo një plan të detajuar që do të përcaktojë edhe protokollin e saktë që skuadrat dhe futbollistët duhet të ndjekin për t’u kthyer në fushë dhe për të mbyllur sezonin. Federata Shqiptare e Futbollit kërkoi zyrtarisht tek auoritetet mundësinë e një nisje të shpejtë të futbollit. Në letrën dërguar ministrisë së shëndetësisë dhe që mban firmën e sekretarir të përgjithshëm Ilir Shulku kërkohet kthimi i skuadrave për stërvitje që në datën 2 maj, ndërsa ndeshjet rreth 20 ditë më pas.

1. Ne Fshf Presin Kthimin E Futbollit, Presidentet I Bien Alarmit
1. Ne Fshf Presin Kthimin E Futbollit, Presidentet I Bien Alarmit

Por ky plan ka kohën kundër. Prokotolli do të hartohet nga ministria e shëndetësisë, e cila ende nuk ka nisur punën. Burime të “Balkanweb” pranë këtij institucioni bëjnë të ditur se deri në përfundimin e tij, do të duhen edhe disa takime të tjera, për të limuar detajet teknike që i takojnë qeverisë së futbollit. Kjo kërkon kohë fizike, aq më tepër që në këtë situatë alarmante, sporti nuk është prioritet. Gjithsesi, të njëjtat burime bëjnë me dije se deri në fund të kësaj jave ose fillimin e javës tjetër do të nisi puna për hartimin e protokollit. Ky I fundit do të bazohet në masat e marra në vendet e tjera të Europës, që janë gati të kthehen në fushë.

174750149 94f05107 046a 4a93 881c B25dc462f057
174750149 94f05107 046a 4a93 881c B25dc462f057

Ligat e mëdha europiane, por edhe ato të nivelit të mesëm kanë përcaktuar qartë çdo detaj të protokollit. Nga grumbullimet e gjata, tamponët, testet sierologjike dhe sjelljen e futbollistëve. Në kushtet e futbollit shqiptar një gjë e tillë është në kufijtë e të pamundurës. E sigurt është që ndeshjet do të luhen pa tifozë. Ndërkohë, pas afatit të vendosur nga UEFA që sezonet të përfundojnë në 2 gusht, nëse plani i FSHF realizohet, atëherë 10 javët e Superligës dhe sfidat e mbetura në Kupën e Shqipërisë, nuk do të kërkonin një ngjeshje ekstreme të kalendarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb