Ende nuk ka një plan të detajuar që do të përcaktojë edhe protokollin e saktë që skuadrat dhe futbollistët duhet të ndjekin për t’u kthyer në fushë dhe për të mbyllur sezonin. Por gjithsesi, në Federatën Shqiptare të Futbollit janë të bindur se kanë të gjithë kohën e nevojshme për të realizuar me sukses këtë mision. Madje në planin e parë janë projktuar edhe afatet kohore. Fundi i majit dhe fillimi i qershorit sipas qeverisë shqiptare të futbollit duhet të kthejë skuadrat në garë. Kjo do të thotë se mendohet një “hapje” e mëparshme sa i përket stërvitjes, ku ekipet do të kenë dhjetë ditë ose dy javë për të rigjetur formën, pas ndërprerjes së gjatë. Ky është një plan në vija të trasha.

2. Kercenimi, Fshf Nuk Mund Te Mbylle Syte
2. Kercenimi, Fshf Nuk Mund Te Mbylle Syte

Ligat e mëdha europiane, por edhe ato të nivelit të mesëm kanë përcaktuar qartë çdo detaj të protokollit. Nga grumbullimet e gjata, tamponët, testet sierologjike dhe sjelljen e futbollistëve. Në kushtet e futbollit shqiptar një gjë e tillë është në kufijtë e të pamundurës. Po ashtu në mungesë të një departamenditë mirfilltë mjekësor, Federatat duhet të kërkojë ndihmën e autoriteteve shëndetësore në vend. Në fund të fundit, janë ata që bashkë me qeverinë do të vendosin se kur futbolli do të kthehet në fillim në stërvitje dhe më pas në fushë. E sigurt është që ndeshjet do të luhen pa tifozë. Ndërkohë, pas afatit të vendosur nga UEFA që sezonet të përfundojnë në 2 gusht, nëse plani i FSHF realizohet, atëherë 10 javët e Superligës dhe sfidat e mbetura në Kupën e Shqipërisë, nuk do të kërkonin një ngjeshje ekstreme të kalendarit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb