GREQI

Qeveria greke do të ofrojë 150 euro për çdo të ri nga mosha 18 deri në 25 vjeç që pranon të bëjë të paktën një dozë të vaksinës ndaj COVID-19.

Greqia do të përshpejtojë sa më shumë procesin e vaksinimit ndërkohë që ndodhet në mes të sezonit turistik.

Edhe pse ka hapur kufijtë, edhe për të vaksinuar me prodhime jo të certifikuata nga EMA, shteti fqinj po kërcënohet nga rritja e shifrave prej variantit Delta.
Gjithsesi të paktën deri në shtator Greqia nuk ka ndërmend t’i kthehet masave kufizuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb