“Toka, njerëzit, prodhimi, teknologjia, siguria ushqimore dhe tregu”. Këto komponentë, sipas ekspertit të Partisë Demokratike, Akil Kraja, janë kolonat përmes së cilës do të veprojë PD-ja në bujqësi.

Në një intervistë në rubrikën “Opinion” në “News 24”, Kraja tha se Partia Demokratike synon mbështetjen e fermerit, duke i ofruar para, tregje të reja, por mbi të gjitha siguri ushqimore.

“Kemi pasur dëshirë për të bërë një ndërhyrje në total. Ta ndajmë në 6 struktura, kolona, që bëjnë ndarjen e bujqësisë. Këto do të ishin, toka, njerëzit, prodhimi, teknologjia, siguria ushqimore dhe tregu. Këto hallka, që nga prodhimi e tregtimi kemi disa masa. Pra ne kemi nevojë për femra më të mëdha, do të krijojmë fond për zgjerimin e fermave. Ne duam që 30% e këtij fondi të shkoj për kullimin. Nëse arrijmë të kemi një tokë më pjellore, do të shkojmë tek niveli i dytë që janë njerëzit. Ne do të bëjmë diçka që duhej bërë më parë, do të japim bursa që nxënësit të bëhen agronomë të mirë. Shikoni qëllimi është i qartë, familjet shqiptare të rriten këtu. Çdo fëmijë nga mosha 5 vjeç do të marrë një ndihëm rreth 30 mijë lekë në muaj. 150 mln euro do të jetë buxheti vjetor për bujqësinë, këto do të shkojnë para në dorë për fermerin. Duke thjeshtuar kostot burokratike për fermerin shqiptar. Reforma jonë synon futjen e skemave të reja. Do të kemi jo vetëm heqjen e akcizës, ulen kostot. Do të rikthejmë subvencionimin për normën e fermerëve, masa që synojnë të ulin koston. Ne kemi nevojë për këto masa që do të shkojnë kesh. Kemi një industri të formuar tashmë. Kemi rreth 400 mijë kullota hektarë që duhen përdorur. Siguria ushqimore dhe tregu, si për prodhimin dhe inovacionin. Akademia, qendrat kërkimore evropiane. Korrupsioni ka qenë kaq i thellë sa që shqiptarët kanë frikë për produktet e tyre. Ne do të kemi në fokus sigurinë ushqimore. Do të fuqizojmë laboratorët në nivel fshatrash. Është jetike që kostot duhen ulur, të mos jetë femëri që të shkoj në qendrat rajonale, por të shkojnë këta të fundit tek fermerët. Tregu, kemi parë që fermerët flakin në rrugë prodhimin e tyre sepse nuk kanë treg. Ne duam që fermeri shqiptar të ketë një treg së brendshmi por edhe në rajon dhe botë. Ne si shtet do të mbështesim këto fermerë”, tha eksperti.

Eksperti nuk i shikon si të pandara turizmin dhe bujqësinë. Sipas tij, investimet në turizëm do të rrisin interesin e të huajve për Shqipërinë.

“Truizmi dhe bujqësia përfaqësojnë 40% të prodhimit të brendshëm bruto. Faktikisht sektori i turizmit është një sezon, dy tre muaj, ajo synon të futet një varietet, të shtrirë tek malet, tek vendi, ka një fokus të jashtëzakonshëm. Pra vendodhjet historike dhe kulinaria. Kur i merr në tërësi ndërhyrja jonë  është për të zhvilluar atë pjesë prej 40% është ulja e TVSH për turizmin. Kjo që kostot të ulen. Emigrantët kur vijnë në kontekstin COVID nuk do të udhëtojnë larg, turizmi do të jetë i lirë. Për bujqësinë nëse nuk konsumojmë produkte shqiptare, bujqësia na rroftë. Por duhet të shkojnë bashkë turizmi dhe bujqësia. Në terma numerikë, nëse importojmë 1 miliardë euro. Në krye të mandatit tonë të bëjmë një normalizim, import-eksport. Ne duam t’i japim ajër ekonomisë ruale. Nuk po jap përgjigje me spond, por turizmi është standard, perceptim nga familje të vendeve të huaja që duan të zgjedhin Shqipërinë.  Ne shohim se BBC dhe media të tjera prestigjioze flasin për krimin, në vend që t’i bënin jehonë bukurive tona, por i japin jehonë krimeve. Nëse do të kthehemi në normalitet dhe jo një qeveri me PPP. Synimi jonë është të kemi rritje të turistëve. Këtu flasim për një ekonomi të jashtëzakonshme, duken shifra të larta, por nuk janë të tilla. E rëndësishme është dhe konkurrenca. Maqedonia nuk ka fare det. Mali i Zi nuk ka detin tonë, me zhvillimet e bëra do të jemi “Top” në Rajon por edhe më gjerë”, tha Kraja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb