SHBA

Guvernatorët e New York, New Jersey dhe Connecticut kanë lajmëruar se rihapja në këto tre shtete të prekura rëndë nga COVID-19 do të fillojë me kantieret detare.

Saktësisht guvernatorët thonë se do të rihapen kantieret e marinave dhe varkave vetëm për nevoja personale.
Po ashtu këto kantiere do të punojnë në kushtet e distancimit social dhe të higjienës strikte si masa për t’u mbrojtur nga COVID-19.

Neë York është shteti më i prekur jo vetëm në SHBA por në gjithë botën teksa vetë SHBA numëron 735 mijë të infektuar dhe 39 mijë e 90 viktima nga COVID-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb