Pasi Donald Trump propozoi planin për paqe në Lindjen e Mesme duke i dhënë Palestinës sovrantitetin dhe si kryeqytet zonat lindore të Jeruzalemit, tensionet vijojnë.

Palestina e refuzoi, dhe tashmë Presidenti i saj Mahmoud Abbas ka thënë se nuk do të mbahet si personi që shiti Jeruzalemin. Por nuk mbetet me kaq, pasi ai ka thënë se Palestina do të ndërpresë lidhjet dhe kontaktet e sigurisë me SHBA-në dhe Izraelin.

Po ashtu Palestina ka marrë mbështetjen e fuqishme të Ligës Arabe, e cila njëzëri e përbërë prej 22 shtetesh myslimane ka refuzuar planin e Trump.

Po ashtu një aleat të madh ka fituar Palestina kundër plantit të Trump, Turqinë. Presidenti Erdogan e ka hedhur poshtë planin e Presidentit të SHBA si një legjitimim të okupacioni izraelit dhe se sipas tij nuk do të sillte paqe. Po ashtu Erdogan ka thënë se Jeruzalemi nuk preket pasi është i shenjtë për myslimanët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb