TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në një takim me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues të Policisë së Shtetit në kuadër të zbatimit të planit të ri kombëtar në luftën antikanabis. I pranishëm në aktivitet ka qenë edhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Llalla tek rama

Rama foli për të kaluarën, kur sipas tij ‘Republika autonome e Lazaratit’ mbrohej me një vendim politik.

“Përpara 3 vjetësh ka qenë koha kur republika autonome e Lazaratit gëzonte mbrojtje të shpallur politike. Të gjithë ju e kujtoni paraardhësin tim kur publikisht deklaronte se zhvillimi i posaçëm i Lazaratit ishte vendim politik. Nuk ka qenë para 300 vjetësh as para 30 vjetësh koha kur ky vendim i posaçëm mbështetej me infrastrukturë të posaçme. Autobotet e ujësjellësit ujisnin plantacionet e kësaj republike autonome që e njollosi Shqipërinë.

S’ka qenë as para 300 vjetësh as para 3 vjetësh por para 3 vjetësh koha kur në këtë godinë formuloheshin komunikata sekrete për publikun dhe për median. Edhe pse Lazarati ishte aty nuk besoj se ndonjë prej jush nuk e mban mend një kronikë të vetme lajmesh për autobotet dhe zjarrfikëset që ngjisnin kodrën e “Montekarlos” së Shqipërisë për të ujitur plantacionet, me policinë që i nderonte”, tha Rama.

Rama 1

Kreu i qeverisë deklaroi se partnerët ndërkombëtarë kanë nxjerrë se nëse në vitin 2013 shkatërrohej vetëm 7% e sasisë së mbjellë në 2016 shkatërrohej 98-99% e sasisë së mbjellë.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154521583426523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
“Nuk është opinion por është fakt se ka një shumëfishim të operacioneve të përbashkëta mes policisë shqiptare dhe italiane dhe një angazhim të agjencive ligjzbatuese për ta luftuar këtë fenomen që kurorëzohet me kapjen e sasive shumë më të mëdha se sa kapeshin 4 vite më parë. Jemi këtu për ta parë fenomenin në sy”, theksoi kryeministri.

Nga ana tjetër kryeministri theksoi se sakrificat e punonjësve të Policisë së Shtetit më parë nuk ia vlenin, pasi me një telefonatë ‘nga lartë’ ata mund të hiqeshin nga puna, vetëm se i vendosnin gjoba deputetëve.

“Pjesë e këtyre dobësive është dhe korruptimi i punonjësve të policisë, i drejtuesve të policisë, i shefave të komisariateve. Të përfshirë drejtpërdrejtë në marrëdhënie kriminale me organizatorët e kultivimit të drogës. Të shikuarit në sy të këtij problemi nuk është dobësi, por forcë për tu përballur me një dobësi që cënon në mënyrë tërësisht të padrejtë punën fantastike të Policisë së Shtetit. Ju dini se si ëndrra juaj që u çoj në rrugën uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit, dhe sakrificat tuaja nuk vlenin, pasi në këtë godinë nuk kishte respekt për ju. Kishte reagime të papranueshëm ndaj secilit prej jush që kërkonte të zbatonte ligjin. Sa punonjës policie janë larguar nga policia se kanë ‘bezdisur’ një deputet, apo zyrtar. Sa drejtues? Unë njoh këtu disa prej tyre që më ka rënën rasti të punoj me ta kur isha kryetar bashkie. Më kujtohet hera e parë kur jemi takuar me drejtues të rinj të Policisë së Shtetit, të sapovendosur në detyrë në misionin që dukej i pamundur për të rilindur Policinë e Shtetit. I mbaj mend shumë mirë, që nga miku im aty tek Akademia, se si më shikonin dhe nënqeshnin pa asnjë besim, kur unë thosha se kërkesa e parë për ju është që të bëni drejtuesin e policisë dhe të refuzoni nënshtrimin ndaj çdo telefonate që vjen nga lart. Pas asaj bisede ata më kanë thënë; “Zoti Kryeministër, nëse kjo që thoni bëhet, atëherë Policia e Shtetit është e bërë. Pasi Policia e Shtetit ka njerëz me eksperiencë.”. Ja ku jemi sot përballë këtij fenomeni në një betejë që duhet zhvilluar pa asnjë kompromis.”, theksoi Rama.

Më tej ai shtoi se sfida më e madhe është parandalimi i kultivimit të lëndëve narkotike.

“Ne besojmë shumë se parandalimi është sfida më e madhe brenda kësaj sfide të madhe. Parandalimi që ju keni filluar një punë, si asnjë herë më parë, janë kryer 4200 kontrolle në gjithë territorin. Janë kontrolluar 2800 sera, për të mundur të parandalohet kultivimi i tyre në fazën e parë, para se fidani të mblidhet në parcele. Po kontrollohen magazina, tunele. Tani që flasim, 4200 punonjës policie punojnë në terren. Bravo! Lufta kundër këtij fenomeni nuk është vetëm operacion represiv, por dhe një operacion ekonomik, social, përgjegjësinë e të cilit e kanë të tjera institucione. Tanimë ne jemi në avantazh, pasi kemi treguar kapacitet maksimal në ndërveprimin me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese dhe kemi informacion maksimal, sot për ku dhe si zhvillohet ky proces.”, tha kryeministri.
(m.k/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: