Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, z. Blendi Klosi mori pjesë në lancimin e Planit Kombëtar të LGBTI në Shqipëri. Vizioni kryesor i këtij plani është: Një shoqëri që lufton diskriminimin për shkak të orientimit seksual dhe siguron garantimin e të drejtave të barabarta, duke rritur aksesin në arsim, punësim, shëndetësi, strehim dhe integrim të plotë të personave LGBTI në shoqëri.

Ministri Klosi vuri theksin tek përparimi që është bërë në vend për njohjen e të drejtave të personave LGBTI, për përfshirjen e tyre në jetën dhe shoqërinë shqiptare. “Ka një ndryshim të madh pasi vetëm pak vite më parë komuniteti LGBTI nuk njihej fare në vend, e jo më të flitej për të drejtat e tyre”, – tha ministri Klosi.

Tani ka një dokument të rëndësishëm miratuar pak kohë më parë nga qeveria ‘Plani Kombëtar për personat LGBTI, pjesë e dokumentit të përfshirjes që u lançua sot. Dokumenti ka qëllimin e rritjes së ndërgjegjësimit për mosdiskriminimin dhe mbrojtjen e të drejtave të  LGBTI.

“Theksoj angazhimin solemn të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të personave LGBTI duke i konsideruar si të drejta të njeriut, lirinë për të jetuar një jetë normale”, – deklaroi ministri Klosi.

Përfaqësuesja e lartë e Këshillit të Europës për Dinjitetin Njerëzor Barazinë Maria Routanen deklaroi në këtë tryezë se ajo që personat LGBTI kërkojnë nuk janë të drejta ekstra , por të drejta normale për të jetuar një jetë normale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb