Valbona Zeneli dhe Joseph Vann/ Botuar tek The National Interest

Pas rolit të tyre si ofrues sigurie dhe paqe, Shtetet e Bashkuara te Amerikes synonje të luajnë rolin e një “inkubatori ekonomik” për rajonin.

Kete gusht, një grup senatorësh amerikanë, të udhëhequr nga senatorja Jeanne Shaheen, prezantuan një draft të ri legjislacioni në Kongresin e SHBA. Synimi kryesor i këtij ligji është të rrisë tregtinë dhe investimet midis Shteteve të Bashkuara te Amerikes (SHBA) dhe gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, si edhe të promovojë zhvillimin e demokracisë ne rajon.

Senatorët amerikanë e kuptojnë rëndësinë strategjike, të Ballkanit Perëndimor, me nje qartësi te dukshme mendimesh dhe idesh në të gjithë legjislacionin e propozuar. Perberja e tij është dukshëm e lidhur me mesimet e historise, me llogjiken e forte, dhe sensin e përbashkët dhe te qartë për veprimet strategjike te cilat jane të nevojshme për të ecur përpara. Ky draft-ligj përshkruan në mënyrë të shkëlqyer një formulë për promovimin dhe rëndësine e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe krijimit të institucioneve të forta, për të harmonizuar mundësitë e investimeve ekonomike që do të mund te adresojne dobësitë e shumta në rajon.

Më e rëndësishmja eshte se ky legjislacion i propozuar nuk shmanget nga theksimi i efekteve paralizuese të korrupsionit dhe qeverisjes së dobet dhe opake. Ekziston nje gjuhe e qartë që do të ndihmojë në zhvillimin e strategjive kombëtare kundër korrupsionit ne te gjitha vendet e rajonit, por edhe si një këmbanë paralajmëruese  për politikanët që shijojnë nocionet e tyre të rreme të mosndëshkimit. Eshte e qarte se koha e tyre po mbaron.

I pasur me detaje që trajtojnë mundësitë e investimeve, zhvillimin e infrastrukturës, sfidat e emigracionit, por edhe rolin kritik të grave në shoqëri, ky draft ligh promovon rëndësinë e integrimit në Bashkimin Europian dhe NATO, për vendet te cilat dëshirojnë këtë rrugë. E thënë thjesht, eshte nje legislacion i shkelqyer. Nëse do te miratohet dhe financohet në mënyrën e duhur, do të ofrojë mbështetjen e nevojshme për ta drejtuar rajonin në një rrugë që do të realizojë vetë emrin e legjislacionit: Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit te Ballkanit Perëndimor.

Amerika duket se pas rolit te rendesishem qe ka luajtur per sigurine dhe stabilitetin e rajonit, këtë herë do te luaje rolin e një “inkubatori ekonomik” për këtë rajon te varfer të Europës, dhe shpesh te lene pas dore.  Nga një perspektivë e thjeshte ekonomike, të anashkalosh potencialin e Ballkanit Perendimor është e gabuar.  Dimensionet historike të sigurisë gjeopolitike të rajonit mund të kenë krijuar një ndjenjë të vizionit “te mbyllur brenda tunelit”, duke krijuar një ndjenjë paralize ne vendimarrje, sidomos nga BE. Problemet jane te shumta. Vendet e rajonit per sa i perket nivelit demokratik pershihen kategoritë e “demokracive me të meta” dhe “regjimeve hibride”, sipas Indeksit të Demokracisë. Problem eshte qarkullimi i te njejteve lloj politikanesh të fortë që masin madhështinë e tyre me aftësite për të përfituar sa me shume nga korrupsioni. Të njëjtat personalitete shkëlqejnë edhe në ndezjen me mjeshtëri të tensioneve etnike dhe fetare, për të shpërqendruar popullatën nga problemet reale. Dinamikat politike, te kombinuar me mbetjet e praktikave kulturore otomane krijonje një rajon shume kompleks.

Roli i SHBA ka qenë jetik në dhenien fund te konflikteve të përgjakshme të rajonit në vitet 1990. Megjithatë, paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor nuk mund të ndodhin pa një funksion imponues për zhvillimin ekonomik dhe demokratik te rajonit. Sfidat e vërteta të sigurisë në rajon burojnë nga premtimet iluzionare të pafundme të tranzicionit te sterzgjatur. Kjo lidhet me kombinimin toksik të lidershipit të korruptuar që vazhdon të ushqejë varfërinë, anshmërinë në sundimin e ligjit, korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Me sa më sipër si sfond, ekzistojne edhe efektet e shtuara destabilizuese të aktoreve te ndryshem malinje ne rajon: Rusia, Kina, dhe së fundmi Irani me sulmet e tij kibernetike. Ndikimi rus dhe kinez në Ballkan ngjall një epokë të re të konkurrencës strategjike dhe ilustron se Ballkani Perëndimor mund te shihet si nje terren per tu shfryrezuar nga aktore te ndryshem.

Fushatat e pandërprera dezinformuese ruse dhe kineze janë vetëm një aspekt i përpjekjeve të tyre për të destabilizuar rajonin. Perdorimi i furnizimeve energjitike si “arme” nga Rusia , dhe diplomacia “borxhit” e perdorur nga Kina, kanë efekte sfiduese në rajon. Disa vende të Ballkanit Perëndimor varen ekskluzivisht nga energjia ruse, gjë që i jep Moskës ndikim të jashtëzakonshëm si në rastin e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnje-Hercegovinës.

Strategjia e Kremlinit është të demtoje integrimin në NATO dhe BE të rajonit. Kremlini do të vazhdojë të përdorë veglat e tij të luftës hibride duke shfrytëzuar institucionet e dobëta, politikanët e korruptuar dhe duke politizuar tensionet etnike dhe fetare.

Kina ka zgjedhur një taktikë të ndryshme duke iu afruar rajonit si një portë tregtare për të çuar përpara nismën e saj “Brez dhe Rrugë”, duke qene se Ballkani Perëndimor është një lidhës kyç me Europën Perëndimore. Infrastruktura e dobët ne rajoni, mungesa e kapitalit, rregullat jo te qarta, ligjet e dobëta të prokurimit publik, rregulloret per forcen punetore and mjedisin, dhe rehatia e lidershipit me praktikat korruptive, mund ta kthejne rajonin ne një shesh lojërash ideale për kreditë e “lehta” kineze, dhe një sërë metodash te tjera të fuqisë së butë për të fituar ndikim.

Aktualisht ekzistojne 122 projekte kineze me një vlerë të përllogaritur prej rreth 31 miliardë dollarë, ku më shumë se 70 për qind është në formën e huadhënies koncesionale, sipas te dhenave te fundit te BIRN. Kjo përbën pothuajse 40 për qind të stokut total të Investimeve të Huaja Direkte (IHD) I cili eshte 85 miliarde dollare në pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, e cila nuk njihet nga Kina.

Vlerësimi i aktiviteteve të ekonomike kineze nuk është i lehtë sepse Kina zakonisht kërkon klauzola të rrepta konfidencialiteti në marrëveshjet e saj të investimeve – klauzola që kufizojnë transparencën dhe mbështesin korrupsionin. Thënë kështu, sasia e aktivitetit kinez është shqetësuese. Sipas AidData, rreth 2 miliardë dollarë ndihmë kineze për zhvillim eshte shpenzuar në rajon që nga viti 2000, duke i dhënë Kinës një terren te rendesishem. Projektet kineze janë të synuara mirë, duke përfshirë gamën e granteve për të mbështetur administratën publike, donacionet për modernizimin e bujqësisë, shkollat, faljen e borxheve dhe Institutet Konfuci.

Nga ana tjeter, krijimi i mundësive për të rinjtë është një parakusht për të ngadalësuar emigracionin dhe ikjen e trurit nga rajoni, i cili nxitet nga dëshpërimi ekonomik dhe institucional. Në vitin 2021, të ardhurat mesatare për frymë të gjashtë vendeve të Ballkanit ishin rreth 7000 dollarë – as 15 për qind e të ardhurave mesatare të BE-së dhe pak më shumë se 10 për qind e të ardhurave për frymë të SHBA-së. Konvergjenca e shumëdëshiruar ekonomike me Perëndimin duket qarte se nuk ka ndodhur ende.

Tregtia midis ShBA-se dhe Ballkanit Perëndimor është minimale. Ne vitin 2021, shkembimet tregtare ishin rreth 1.5 miliardë dollarë, sipas te dhenave te UNComtrade, ne nje kohe qe nivelet e tregtisë midis ShBA dhe BE-së arritën në 760 miliardë dollare. Marrëveshjet e mundshme të tregtisë së lirë midis SHBA-së dhe Ballkanin Perëndimor do të shërbenin si një shtytës I forte për rritjen e niveleve të tregtisë dhe investimeve, dhe do të lehtësonin integrimin e rajonit në tregun e përbashkët europian.

Një treg i mire-arsimuar, me 18 milionë konsumatorë, por me një Produkt të Brendshëm Bruto prej 132 miliardë dollarësh, Ballkani Perëndimor ka potencialin të bëhet një rajon me rritje te shpejte ekonomike I cili mund të lidhet lehtësisht me tregun e përbashkët të BE-së, treg prej 17 trilion dollarësh. Megjithatë, gjashtë vendet e marra së bashku kanë tërhequr më pak se 0.2 për qind të stokut të investimeve të huaja direkte globale, sipas te dhenave te UNCTAD.

Në mënyrë të ngjashme, stoku total i investimeve të huaja direkte amerikane në rajon është vetëm 900 milionë dollarë, sipas Zyres së Analizës Ekonomike të SHBA-së, krahasuar me rreth 4 trilione dollarë qe kompanite amerikane kane investuar ne ekonomine e BE-se. Megjithatë, rajoni është shumë dinamik në aftësinë e tij për t’u përgjigjur shpejt, siç tregohet në rastin e Shqipërisë. Në vitin 2021, Shqipëria pa një rritje prej 70 për qind të stokut të investimeve amerikane (nga 99 milione dollarë në 168 milionë dollarë) falë investimeve të reja amerikane në sektorin e energjisë.

Me shënjestrimin e investimeve te duhura, Ballkani Perëndimor mund të bëhet një qendër kritike për “Ally-shoring” (sjelljen e investimeve te huaja nga vendet e largeta ne vendet aleate), duke stimuluar prodhimin e mallrave kritike brenda ekonomisë transatlantike. Kjo do te ishte e rendesishme për të krijuar teprica në sektorët kryesorë të sigurisë kombëtare, dhe për të eliminuar varësitë e produkteve nga Kina dhe ato energjitike nga Rusia. Investimet në energji, automatizim, robotikë dhe inteligjencë artificiale do të provonin të ishin investime me kosto vertet efektive në afat të gjatë, dhe do të krijonin kapacitete brenda komunitetit transatlantik. Investimet në këta sektorë përfundimisht do të nisnin projektet e nevojshme të infrastrukturës dhe do të krijonin mundësi të reja punësimi ne Ballkanin Perendimor.

Në analizë përfundimtare, ndihma për vendet e Ballkanit Perëndimor është në interesin kolektiv të sigurisë kombëtare të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara te Amerikes. Rëndësia gjeostrategjike e Ballkanit Perëndimor u theksua qartë edhe gjatë stërvitjes ushtarake Defender-Europe 21, të udhëhequr nga SHBA dhe tregoi rolin kritik që vendet e NATO-s dhe aspirantët ne rajon luajnë në mbështetjen e aleancës transatlantike. Rëndësia e rajonit behet edhe më kritike për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Kthimi i konfliktit në Europë na bën te gjitheve te kuptojme që vizioni i një Europe të lirë, në paqe dhe ne prosperitet duhet të mbetet objektivi ynë i përbashkët. Ballkani Perendimor eshte pjese shume e rendesishme e kesaj analize. Cdo mosveprim do te sillte pasoja te renda. Nese investimet e duhura do te drejtohen për të nxitur rritjen e qendrueshme ekonomike dhe mireqeverisjen, rajoni do te marre drejtim dhe “magjia do te ndodhee”. Ashtu siç propozohet, Akti i Demokracisë dhe Prosperitetit të Ballkanit Perëndimor do te ishte legjislacion I jashtëzakonshem qe te mund të sillte ndryshimin e shekullit ne rajon.

Dr. Valbona Zeneli eshte Profesore  Studimeve te Sigurise Kombetare dhe Drejtuese e Departamentit për Iniciativat Strategjike ne Qendrën Europiane George C. Marshall për Studimet e Sigurisë. Ajo është gjithashtu eksperte e Europe’s Future në Institutin për Shkencat Humane në Vjenë.

Joseph Vann eshte Profesor i Studimeve te Sigurise Kombetare ne Qendrën Europiane George C. Marshall për Studimet e Sigurisë. Ai eshte gjithashtu ish Zevendes Drejtor dhe Keshilltar Strategjik i NCIS.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb