Drejtori i kabinetit dhe eksperti i ekonomisë në PD, Dorjan Teliti i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka paralajmëruar se pas 2-3 javësh Edi Rama do të fillojë të kopjojë disa nga pikat e planit të prezantuar sot nga Basha për rimëkëmbjen ekonomike dhe përballimin e pasojave të pandemisë për 6 muaj.

Teliti sqaron se Basha nuk prezantoi program elektoral, dhe as një program shpëtimi apo që ringjall ekonominë shqiptare.

Sipas tij 312 milionë euro do të jenë për të përballuar pasojat dhe të shkojnë direkt tek shtresat në nevojë dhe bizneset. Po ashtu ai thotë se Rama që sot ironizon, pas disa javësh do e kopjojë planin opozita për këtë nuk bëhet xheloze.

Ai siguron se me buxhetin 2020 dhe 2021 qeveria mund t’i gjejë 312 milionë euro që duhen për të zbatuar këtë plan 6-mujor deri në zgjedhje, duke marrë nga secili buxhet nga 170 milionë euro.

 

”Ne nuk kemi prezantuar programin elektoral. Jo atë. Kemi prezantuar në vizionin e opozitës, çfarë duhet të bënte një qeveria e përgjegjshme. Për 6 muaj ne do bënim këto.

Do bënim këto në momentin emergjent, por nuk është program i shpëtimit dhe ringjalljes ekonomik. Plan 6-mujor që përkon edhe me kalendarin zgjedhor, duke ditur që për 6 muaj zgjedhjet.

Sot kryeministri ironizon. Pas 2-3 javësh Rama do nisë të kopjojë, nuk jemi xhelozë. I kemi bërë thirrje të ndihmojë shtresat në nevojë, biznesin e vogël, të mesëm, të madh.

Garancitë janë mbështetje. Garanci që del shteti. Nuk është garancia ajo nga paketa e parë dhe e dytë. Nuk është kontabilizuar ende në buxhetin e shtetit. Nuk na hyn në pjesën e menaxhimit 3-mujor, 6 mujor dhe 1-vjeçar të buxhetit të shtetit.

Në totalin e saj nuk i duhet Ramës 6.6% të buxhetit. I duhen 170 milionë euro nga buxheti i 2020, dhe 170 milionë euro për buxhetin e 2021. 312 milionë euro për 6 muaj. A mund t’i gjejë? Nëse një qeveri, se e kam dhe eksperiencë personale. Nëse nuk arrin një kryeministër të gjejnë një hapësirë 1/15 të saj për ta rialokuar në situata emergjente, atëhere është një buxhet i bërë keq.”- tha Teliti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb