Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka në emisionin “Open” në News24 u shpreh se një parti politike nuk formohet nga vendimet e gjykatave.

Gjatë bisedës në studio, Caka tha se në një rast të tillë vendi do të ishte në kushtet e një autokracie të plotë.

Nga ana e tij analisti Mentor Kikia u shpreh se KQZ nuk mund zgjidhë ngërçin që sipas tij është shkaktuar qëllimisht nga gjykatat.

“Plani për të dëmtuar opozitën i paracaktuar nga mazhoranca”,kështu tha Kikia gjatë bisedës në studion e “News24″.

Pjesë nga biseda në studio:

Silva Caka: Një parti politike nuk formohet me vendimet e gjykatave. Kur bëhen ndryshime si ndryshimi i Statutit po kryetarit atëherë regjistrohen. Dhe nëse gjykata nuk sheh asnjë anomali atëherë është një vendim konstatues, të cilën gjykata ka të drejtë ta regjistrojë.

Mentor Kikia: Mbroj idenë që kemi të bëjmë me një konspiracion në dëm të opozitës. Mendoj që kemi të bëjmë me një plan të paracaktuar për ta dëmtuar opozitën. KQZ nuk mund të zgjidhë lëmshin që qëllimisht kanë bërë gjykatat. Nuk mund të zgjidhë KQZ mungesën e vullnetit të treshes së gjyqësores së Apelit. Celibashi kërkoi të mbrojë institucionin e tij nga sulmet politike. KQZ nuk mund të dalë e të numërojë njerëzit në bulevard se ku kanë shkuar më shumë. Dhe kur të gjitha palët zihen për kryetarin, KQZ nuk i mbete që tjetër vetëm të shohë letrat, dhe në letrat është Basha. Zoti Celibashi nuk mund ta regjistrojë PD me kryetar Sali Berishën sepse në fund të letrës nuk firmos dot. Nuk mund të regjistrojë Alibeajn se nuk firmos e vilos dot. Por i tha atij që ka firmën më sill letrën.

Silva Caka: Nuk luftuan një vit, ata e zvarritën një vit.

Kikia: Nuk mendoj që gjykata varet nga kërkesat e Sefës, por duhet të merrte vendim

Silva Caka: Kanë munguar me mijëra herë në seanca, ndaj zvarritjen e kanë me dëshirën e tyre

Bumçi: Opozita nuk zbulohet me gazetari investigative, është mbushur bulevardi. Bën takime promovuese, ka aktivitet politik me këshilla e gjëra. Njerëzit e dinë se kush është opozita. Kishte vetëm një mundësi se Alibeaj mund të hapte çështjen, të hapej në themel. Ne kemi dokumentacione me kartë identiteti, me shënime e të gjitha e më pamje, dhe të gjithë këto të dhëna, ai mund të thotë, po e pamë plot stadiumin. Kanë qenë gati 10 mijë persona,. Mund të thotë që nuk kanë qenë delegatë dhe këtë mund ta hapte gjykata për të vërtetuar ishte apo Kuvend. Por nuk  e bënë. Interesi publik është gjëja e partë. Kur ka një parti nuk ka nevojë të ketë KQZ.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb