Romelu Lukaku u dëmtua para pak javësh, duke shqetësuar tejmase kampin zikaltër. Mediat italiane bëjnë përditësime të reja rreth situatës së lojtarit, rikthimi i të cilit po pritet me padurim nga tifozët.

Kontrolli i fundit mjekësor ka rezultuar pozitiv dhe rikthimi në seancat stërvitore me grupin është planifikuar për nesër.

Synohet që sulmuesi belg të jetë gati për ndeshjen me Romën, e programuar për në fundjavë. Trajneri Inzaghi nuk është i sigurtë nëse do e aktivizojë apo jo Lukakun titullar për këtë ndeshje, diçka e tillë do kuptohet më vonë.

Dw

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: