Terroristi i shumëkërkuar Cimsit Demir është arrestuar ditën e sotme.

Demir i cili kërkohej nga Interpol-i me buletin të kuq, i është bashkuar organizatës nga provinca lindore Agri e Turqisë në vitin 2009 dhe më pas ka shkuar në veri të Irakut duke kaluar nëpër fshatrat e malit Tendurek.

Fillimisht, sipas inteligjencës turke, terroristi në fjalë vepronte në emër të organizatës në zonat Hakurk, Gara dhe Kandil në veri të Irakut; në vitin 2014 shkoi në Siri dhe iu bashkua radhëve të PYD/YPG-së për një vit, kurse viteve të fundit ishte pjesë e PKK/KCK-së në Kandil.

 

Terroristi Demir, i cili kishte vendosur të arratisej nga Iraku për t’i vijuar aktivitet e organizatës në Evropë, u kap me një operacion të rrufeshëm nga MIT-i dhe u soll në Turqi.

 

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb