Podgoricë – Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Milo Gjukanoviç, në muajin tetor. Prokurorët i kanë identifikuar dy rusët si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator në Moskë Aleksandar Sindelliçin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin.

gjukanovic

Raportohet se ata i kanë dhënë Sindelliçit 200,000 euro. Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliçin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar. Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar. /rel/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: