Milan po përgatit prej kohësh planin për të veshur sërish kuqezi Zllatan Ibrahimovic. Sipas “Corriere dello Sport”, Boban dhe Maldini kanë gati një ofertë konkrete të cilën ja kanë paraqitur agjentit të Ibrës, Mino Raiola: 6 milion euro për 18 muaj, 2 milion deri në fund të sezonit dhe katër të tjerë për vitin pasues.

Ibrahimovic Milan
Ibrahimovic Milan

Zllatan po merr në konsideratë këtë ofertë por për të prishur planet e Milanit mendon rivali i përjetshëm, Jose Mourinho. Menjëherë sapo është ulur në stolin e Tottenham Hotspur, në heshtje dhe larg mediave, ndryshe nga se tha gjatë prezantimit të tij, tekniku portugez po përgatit listën e shpenzimeve. Përveç Gareth Bale, një tjetër emër ku Mourinho është fokusuar është dhe Zllatan Ibrahimovic.

Mou
Mou

Gjiganti suedez ka një marrëdhënie të shkëlqyer me specialin, kanë punuar sëbashku tek Inter dhe tek Man.United. Premier League dhe Tottenham për momentin janë një opsion që josh me shumë Ibrën, plus që kur bëhet fjalë për ofertë ekonomike e sigurt është që Milan nuk mund të konkurroj. Sipas mediave britanike, Mourinho nuk ka humbur kohë por ka telefonuar agjentin e Ibrës për ti paraqitur propozimin e tij, mbetet për tu parë se kë do të zgjedh suedezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb