Një grua 32-vjeçare dhe një burrë 35 vjeç, ky i fundit i martuar, të dy oficerë policie në Britani janë pushuar nga puna, pasi u zbulua afera e tyre seksuale.

Zoe Philips 32 vjeç dhe Andrew Perry 35 vjeç akuzohen se kanë kryer marrëdhënie gjatë detyrës, ndërsa ishin duke udhëtuar me një mjet të policisë dhe ishin në shërbim. Sipas “Daily Mail” agjentët e policisë morën një informacion anonim për kolegët e tyre, duke bërë që ata të kapeshin në flagrancë.

Oficeri i policisë që hetoi këtë çështje ka thënë se 32-vjeçarja nuk ishte viktimë, por gjithçka e bënte me vullnetin e saj, ndrërsa ka sqaruar se ata të dy takoheshin kryesisht në shtëpinë e 32-vjeçares gjatë kohës që duhet të ishin në shërbim.

Pas informacioneve anonime, të dy gjurmoheshin me GPS deri sa u arrit që të kapeshin në flagrancë. 35-vjeçari ka pranuar aferën seksuale me kolegen e tij gjatë kohës që të dy kanë qenë në orarin e punës.

Kurse 32-vjeçarja ka mohuar që gjatë orarit të shërbimit të ketë patur marrëdhënie me Andrew. Ajo tha se lidhja me kolegun përbën vetëm një sjellje të keqe dhe asgjë më shumë. Besohet se afera mes tyre ka nisur në fillim të vitit 2018.

Police 1
Police 1
Police 2
Police 2

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb