Ish-kreu i Partisë Demokratike në Peqin, Diell Çela është plagosur me armë zjarri . Mësohet se Çela është konfliktuar me një 55-vjeçar, për motive të dobëta. Çela ka mbërritur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Autori i dyshuar është identifikuar si Sokol Dehima.

Kujtojmë që Diell Çela ka qenë në krye të Peqinit deri në vitin 2016.

Njoftimi i policisë:

Gjatë një konflikti mes shtetasve Diell Çela dhe Sokol Dehima, shtetasi Sokol Dehima dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin Diell Çela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë duke kontrolluar territorin, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit S. D.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: