TIRANE

Ditën e sotme policia raportoi se ka pasur një sherr mes aktorëve të njohur të humorit Ledio Lako dhe Gentian Hazizi. Lako, i njohur me rolin e Kapo Kapllanit ka goditur me përforcues grushti, metalik, shtetasit Gentian Hazizi dhe Elton Myftiu.

Policia ka ndërhyrë dhe i ka shoqëruar palët. Ndaj Lakos, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë bëri të ditur policia e Tiranës.

Ndërkohë aktori i humorit Rezart Veleshnja shok i Ledio Lakos ka mohuar të ketë pasur një sherr. Me anë të një video të postuar në Instagram ai shfaqet bashkë me Ledion duke shijuar karantinën në kat të gjashtë duke ngrënë dhe duke pirë.

‘Jemi aq mirë këtu në kat të gjashtë fshaçe me Ledion. Ca janë ato llafe që është bërë sherr, ça sherri mo asnjë sherr nuk është bërë”- dëgjohet të thotë në video aktori i humorit të Portokalli, Rezart Veleshnja.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb