Tension në stërvitjen e Bajernit të Mynihut, tension që është shndërruar në grushte mes Zherom Boateng dhe Leon Goretzkës. Ka qenë një ndërhyrje pa top e këtij të fundit ndaj mbrojtësit, që ka sjellë reagimin e dhunshëm të Boateng, raporton “Bild”.

Leva Ndan
Leva Ndan

Mbrojtësi veteran e ka goditur me grusht në fytyrë 25.vjeçarin Goretzka, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë sulmuesi Robert Levandovski, i cili ishte më pranë tyre. Ka qenë e vështirë të qetësohet Boateng, ndaj trajneri Flik e ka marrë mbrojtësin mënjanë dhe ka folur veçmas me të.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb