Një rast dhune është përsëritur sërish në futbollin shqiptar. Kësaj here në ndeshjen e Kategorisë së Parë ku po zhvillohej ndeshja midis Vorës dhe Shënkollit.

Në ndeshjen e mbushur me shumë tension. Kur kishin mbetur dhe vetëm pesë minuta nga fundi ndeshja ka degjeneruar në episode që nuk i lënë aspak vend futbollit.

Pas një faulli të akorduar në favor të skuadrës së Vorës dhe gjithçka aty është acaruar duke “shpërthyer” në dhunë.

Ndërsa në fushë kanë hyrë edhe pjesëtarë nga pankina e skuadrës së Shënkollit. Ishte policia që ndërhyri menjëherë për shtensionimin e situatës.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb