GAZA

Izraeli vrau dy militantë të Hamasit në sulmet ajrore në Gaza të premten dhe një protestues palestinez u ekzekutua në përleshjet me forcat izraelite përgjatë kufirit të enklavës.

Sulmet ishin një përgjigje ndaj zjarrit nga Gaza jugore që plagosën dy ushtarë izraelitë, tha ushtria i Izraelit. Hamasi që mban aktualisht enklavën palestineze, tha se dy anëtarë të krahut të saj të armatosur ishin vrarë dhe tre u plagosën kur Izraeli bombardoi një nga pozicionet e saj në Gaza qendrore, raporton “Reuters”.

Pak pas kësaj, një 19-vjeçar palestinez i qëlluar nga trupat izraelite duke marrë pjesë në protesta javore përgjatë kufirit vdiq nga plagët, thanë zyrtarët mjekësorë të Gazës. Ushtria izraelite nuk bëri menjëherë koment mbi incidentin.

Trupat izraelite kanë vrarë më shumë se 200 palestinezë që kur këta të fundit kanë nisur protestat e tyre javore kundër pushtimit izraelit në Gaza. Protestat kanë nisur që më 30 mars të vitit të kaluar.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: