KAVAJE- Incidente vetëm pak orë para zgjedhjeve të 25 qershorit. Në Kavajë një 24-vjeçar është dhunuar dhe kanosur ditën e sotme nga dy persona, ndërsa shkak është bërë pjesëmarrja në zgjedhje.

Policia bënë me dije se i riu me inicialet T.P ka kallëzuar në komisariat se A.S., 59 vjeç dhe B.Xh. 30 vjeç, të dy banues në Kavajë i kanë zënë pritë me automjet dhe e kanë qëlluar me grushte duke e kërcënuar.

“Do kesh probleme pas zgjedhjeve”, kështu i janë drejtuar të riut personat në fjalë, ndërsa më pas ata janë vënë në pranga.

NJOFTIMI I POLICISE
Tiranë Më datë 24.06.2017, Specialistët e Komisariatit të Policisë Kavajë, kanë bërë shpalljen në kërkim të shtetasve: – A. S., 59 vjeç, banues në Kavajë – B. Xh., 30 vjeç, banues në Kavajë Për këta shtetas ka bërë kallzim në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë, shtetasi T. P., 24 vjeç, banuese në Kavajë. Ai ka kallzuar se në vendin e njohur si ‘nënstacioni elektrik’ në lagjen nr 2 Kavajë, pranë tij ka ndaluar një automjet ku nga kanë zbritur shtetasit e sipër përmendur. Sipas tij, shtetasi A. S., e ka qëlluar dhe e ka kërcënuar se mbas zgjedhjeve do ketë probleme. Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorise Prane Gjykates te Shkalles se Pare Kavaje, per vepren penale “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesmarresve ne zgjedhje parashikaur nga neni 329/2 I Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb