ITALI

Dy shqiptarë përfunduan në pranga të policisë italiane pasi u bënë pjesë të një sherri me thika jashtë ambienteve të një diskoteke në Breshia të Italisë. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku njëri prej vëllezërve shqiptar qëlloi me thikë një djalë 30 vjeçar nga Breshia, i cili u transportua me urgjencë në spital, por pa rrezik për jetën.

Fillimisht ngjarja nisi brenda ambienteve në diskos e më pas e dolën jashtë saj për t’u sqaruar, por situata për fat të keq precipitoi dhe njëri prej shqiptarëve nxori thikën duke i shkaktuar plagë 30-vjeçarit. Policia ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve, ndërsa dy vëllezërit shqiptarë u arrestuan si përgjegjës të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: