Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur sot në Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, në lagjen “Kala”. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime që për shkak të një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi me inicialet E. I., 41 vjeç ka goditur me dorezë metalike, shtetasin me inicialet M. K., 60 vjeç, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit me inicialet E. I. Ndërkaq, 60-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Elbasanit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: