TIRANE- Mbledhja e sotme e Komisionit Parlamentar të Sigurisë është shoqëruar me debate të forta mes deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës për buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2018. Deputeti demokrat Ervin Salianji e ka pyetur ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka për situatën me dorgën në vend, por kjo gjë ka ngjallur përplasje.

Dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator deputeti Salianji, duke i thënë “ti do rrahur”.

Pas këtij debati, deputetët e Partisë Demokratike janë larguar nga mbledhja e Komisionit.

DEBATI
Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët…

Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks, edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: