Një konflikt mes dy të rinjve ka ndodhur para pak minutash në Libonik të Maliqit.

Sipas raportimeve të para mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:45 në një lokal të fshatit, ndërsa të rinjtë janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta.

Mësohet se pas sherrit të rinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa janë shoqëruar në komisariat.

Burime nga policia bëjnë të ditur se dy të rinjtë janë konfliktuar për motive banale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: