Një përleshje fizike ka ndodhur sot në një shkollë të mesme në Gjilan të Kosovës, ku janë përfshirë një profesor dhe një nxënës.

Përleshja ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes tyre.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashanit.

“Rasti është i vërtetë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Gjilan dhe prokurori është njoftuar, për rastin, ku janë intervistuar edhe mësuesi dhe nxënësi. Përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.

Ai tutje bëri të ditur se rasti është hetuar në Policinë e Gjilanit dhe do të shkojë në Gjykatë, me procedurë të rregullt për lëndim të lehtë trupor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: