Rivaliteti i theksuar dhe polemikat që shoqëruan ndeshjen Liverpool-Manchester City janë transferuar edhe në kombëtaren e Anglisë. Grumbullimi i kësaj skuadre për sfidën kundër Malit të Zi në eliminatoret e Euro 2020 është tronditur nga një episode aspak i këndshëm.

Ylli i Man.City, Raheem Sterling është përjashtuar nga trajneri Gareth Southgate, pas një sherri me mbrojtësin e Liverpool, Joe Gomez. Kjo përplasje I ka rrënjët te sfida e së dielës, ku të dy futbollistët patën një konfrontim të ashpër verbal në fushën e lojës. Përballja e tyre ka vijuar në grumbullimin e “Tre Luanëve”, por me ndryshimin se gjithçka ka degjeneruar me përdorimin e duarve.

Sipas mediave angleze, ka qenë Sterling ai që është përpjekur të kapë nga qafa rivalin e tij, por kjo është penguar nga futbollistët e tjerë që kanë qetësuar situatën. Por nuk është mbyllur me kaq, pasi Southgate ka vendisur të largojë sulmuesin e Manchester United nga grumbullimi për ndeshjen kundër Malit të Zi.
(balkanweb)