Maqedonia e Veriut është tronditur nga një tjetër skandal, në qendër të të cilit qëndrojnë dy njerëzit më të besuar të kryeministrit Zoran Zaev, njëri prej të cilëve është edhe mik i ngushtë i eurodeputetes sllovene, Tanja Fajon.

Skandali është zbuluar nga mediet sllovene dhe bëhet fjalë për drejtorin e Fondit Shëndetësor të Maqedonisë së Veriut, Dan Donçev, dhe ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, të cilët akuzohet se i kanë bërë presion një kompanie suedeze për të anuluar blerjen e Diamed, një strukturë shëndetësore maqedonase, për 11.5 milionë euro.

Të dy zyrtarët e lartë akuzohen se kanë abuzuar me detyrën, në lidhje me një marrëveshje me Diamed, me vlerë mbi 11 milionë euro.

Ata dyshohet se kanë ushtruar presion të fortë ndaj investitorit për të hequr dorë nga blerja kompanisë në Maqedoninë e Veriut, që ka qendra dialize në vend, me qëllim fitimin. Raportohet se Donçev ka ndikuar te gjiganti shëndetësor suedez, duke e dekurajuar atë që të investonte në Maqedoni.

Mediet sllovene e lidhin këtë rast me skandalin e parë, “Reket” ose “Zhvatja”, në të cilin ishte i përfshirë edhe kryeprokurorja speciale, Katica Janeva, e cila tashmë ndodhet në burg. Në rastin “Zhvatja”, bëhej fjalë për një skemë të gjerë korrupsioni, ku ishin të prëfshirë biznesmenë e zyrtarë të lartë. Sipas sllovenëve, skandali në shëndetësi është një vijim i rastit “Reket”, që tregon korrpsionin e madh shtetëror.

  • foto galeri

(d.ç./BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb