Një skandal në Romë ka shokuar kishën katolike, pasi një prift është arrestuar nën dyshimin se ka vjedhur mbi 117,000 dollarë në fondet e kishës për të blerë drogë për të organizuar orgji dhe festa të ndryshme me alkool.

Edhe pse goxha popullor në mesin e besimtarëve, prifti 40-vjeçar i quajtur Francesco Spagnesi u arrestua pasi policia raportoi se shoku i tij i dhomës kishte importuar një litër GHB (e njohur si drogë përdhunimi) nga Holanda.

Dy burrat dyshohet se kanë përdorur faqet e takimeve online për të ftuar mysafirë në shtëpinë e tyre, ku droga është përdorur dhe shitur. Në bastisjen e apartamentit të Spagnesis policia gjeti shishe që dyshohet se ishin përshtatur për pirjen e kokainës.

Spagnesi është një ish-student i mjekësisë i cili braktisi studimet për t’u bashkuar me priftërinë në moshën 26 vjeç. Dyshimet u ngritën kur një kontabilist i famullisë zbuloi se Spagnesi kishte tërhequr më shumë se 100,000 dollarë nga llogaria bankare e famullisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: