Fitorja e madhe në përballjen direkte kundër Borusias së Dortmundit dhe kapërcimi në vendin e parë të renditjes duhet të krijonte një atmosferë pozitive, por në të vërtetë nuk është aspakt kështu te Bayern Munich. Sipas të përditëshmes “Bild”, Robert Lewandowski dhe Kingley Coman kanë qënë protagonistë në një përplasje të dhunshme në seancën e fundit stërvitore të së enjtes.

1554997108 005516 1554997189 Noticia Normal
1554997108 005516 1554997189 Noticia Normal

Duke qëndruar në atë që raporton gazeta gjermane, dy lojtarët kanë shkëmbyer të shtyra dhe më pas grushte, ndërsa është dashur ndërhyrja e shokëve të skuadrës për të qetësuar situatën. Sule dhe Boateng u futën të parët në mes, ndërsa më pas u përfshinë edhe futbollistët e tjerë të Bayern Munich për t’i dhënë fund sherrit.

0 Pa 42268614
0 Pa 42268614

Po sipas “Bild”, trajneri i skuadrës bavareze Niko Kovac, në fillim mendoi të përjashtonte të dy lojtarët, por më pas ka ndryshuar mëndje, duke i ftuar ata të përfundojnë seancën stërvitore. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak Bayer Munich, që kërkojnë të ruajnë vendin e parë, duke nisur nga ndeshja e ardhshme në program për t’u luajtur të dielën në transfertën kundër Fortuna Dusseldorf.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb