Nuk janë ditë të mira për Çelsin. Blutë e Londrës janë thuajse të eliminuar nga Liga e Kampioneve pasi kanë humbur 3-0 në shtëpi përballë Bajernit të Mynihut, por veç kësaj ndeshjeje, rrezikojnë të humbasin dhe portierin e dytë më të shtrenjtë në historinë e Premier Ligës.

Vendimi i Frenk Lampardit për ta ulur në stol Kepa Arrizabalagan, nuk është pritur fare mirë nga basku, titullar në “Stamford Bridge” që prej verës së vitit 2018, kur edhe la Bilbaon për Londrën. Sipas “The Sun”, Kepa është gati të kërkojë largimin nga ekipi që në merkaton e verës, pasi Lampard nuk ka mbajtur fjalën lidhur me pozicionin e tij si titullar fiks në kuadratin e bluve.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: