Në Mancester nuk ka paqe as pas fitores së arritur 4-1 kundër kampionëve të Leicesterit. Me anë të një deklarate, kapiteni i “djajve të kuq” Wayne Rooney është shprehur se nuk i ka pëlqyer mënyra sesi ka luajtur ekipi në sfidën e kaluar, zbulon “The Sun”.

Mendohet se Rooney ka shpërthyer në kritika ndaj ekipit te tij për arsyen se të shtunën ai u la në stol. Këto deklarata nuk janë pëlqyer aspak nga tekniku portugez i Mancester Unated, Mourinho.

Ai nuk ka nguruar t’i kthejë përgjigje duke iu adresuar direkt kapitenit të tij me fjalët: “Do të ishte më mirë nëse Rooney do ta merrte veten nga forma e dobët që po kalon në mënyrë që t’i shërbejë ekipit”.
Pas kësaj ngjarje Wayne nuk i ka punët mirë dhe duket se do të zgjasë koha që do ta gjejë atë titullar në fushë.

(er.ko/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb