Tri ditë pas një shkrimi të gjatë ku Aurel Plasari jepte argumente shteruese në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, “ka kërkuar ndjesë” për shkrimin e tij. Shkak janë bërë kritikat ndaj tij, ku duket se emra të ndryshëm i kanë shkruar për t’i thënë që je i vonuar në shkrimin për teatrin. “U duhet treguar saktë bashkëqytetarëve se për çfarë monumenti shumëfish historik bëhet fjalë, ndonëse betejën për mbrojtjen e tij po e zhvillojnë më së shumti njerëz të teatrit. Ata paçin faqen e bardhë për këtë betejë! Dhe nuk do të m’i keqkuptojnë pohimet e këtushme, së paku ata që e dinë se, për ç’i takon historisë së teatrit, jam rritur në rreth familjar njerëzish të lidhur me teatrin qysh prej viteve ’30.

Por, meqë kazma e sapongritur synon një rrënim shumë më ‘kompleks’, duhet shtyrë pak dera e së kaluarës për të parë të ardhmen para se krimi të kryhet”, shkruante mes të tjerash Plasari. Shtonte se fotot e LUCE-s i dëshmojnë(ne teatër) shërbime të një cilësie ende sot të lakmueshme, d.m.th. krejt ndryshe nga sa ankohet ndonjë ‘ndërtues’ nga ata të specializuarit për të ndërtuar qenefe allaturka të modelit të diktaturës. Përmendte se aty dhanë koncerte edhe yjet shqiptare të muzikës lirike, që nga Tefta Tashko-Koço dhe Kristaq Antoniu, nga Jorgjia Filçe dhe Marie Kraja etj.

Aty dha shfaqje të vetat edhe Grupi Filodramatik i Radio-Tiranës, siç quhej, “Strazivari”, “Peshku në det”, “Osman Opingaxhiu” të Viktor Eftimiut etj., çfarë do të thotë që aty u shfaqën Mihal Popi, Behije Çela, Xhevat Serezi dhe të tjera figura që do t’i jepnin sharm edhe Teatrit të ardhshëm Kombëtar. Shton se “Kazma, ç’është e vërteta, i vinte për dore edhe Enver Hoxhës. Me të imitoi, fjala vjen, Revolucionin Kulturor Kinez për dhunën ndaj institucioneve të fesë. Mirëpo, për institucionet kulturore – e vërteta është e vërtetë! – e mbajti dorën” dhe se “Për të ndërtuar një stadium të ri të sportit – dy të tillë madje – diktatori nuk rrënoi stadiumin ekzistues, atë të arkitektëve italianë, dhe qe ai që vijoi të funksiononte si i “kategorisë së parë”. Por teksa shkrimi u bë viral ai dje ka bërë “autokritikën” e mëposhtme.

Shkrimin e plotë e gjeni sot në Gsh.al në linkun: http://www.gsh.al/2018/07/06/plasari-qorton-per-teatrin-organizata-e-bashkimeve-profesionale-ju-thashe-qe-e-r-sben-per/

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb