Një furi reagimesh në rrjetet sociale shoqëruan publikimin e fotos së gruas së moshuar, që u gjobit sot nga policia bashkiake në Tiranë.

Vështrimi i gruas dhe qëndrimi i saj me duart e lidhura në mes, gati si e prangosur ka qenë një mesazh i fuqishëm.

“Po bëjmë shtet” tashmë duket një slogan i drejtuar kundër të varfërve. Përveç irritimit, nuk ka munguar as ironia me kryeministrin Edi Rama.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: