TIRANË- Plot 7 raste janë evidentuar nga Policia e Tiranës si mashtrime me të dhënat e identitetit. Mësohet se 7 persona kanë aplikuar për pasaportë biometrike duke paraqitur të dhëna personale të falsifikuara, raporton gazetarja Dorjana Bezat për “BalkanWeb”.

Për të gjitha rastet Policia ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur hetimet. Tre prej të dyshuarve tashmë nën hetim, janë të rinj dhe katër të moshuar. BalkanWeb ka siguruar të dhënat e policisë për këta 7 persona.

RASTET
1- Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.L, I.H e J.M, vjeç 23, 29 e 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike, me të dhënat personale të falsifikuara.

2- Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.Ç, vjeç 70, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike, me të dhënat personale të falsifikuara.

3- Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.S, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike, me të dhënat personale të falsifikuara.

4- Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.V, vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike, me të dhënat personale të falsifikuara.

5- Më datë 11.01.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.N, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka aplikuar për t’u pajisur me pasaportë biometrike, me të dhënat personale të falsifikuara.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: