Kreshnik Spahiu dhe aktivistë të Aleancës KuqeZi kanë protestuar paraditën e sotme në Fier për rritjen e çmimit të naftës.

Në shenjë proteste ata kanë bllokuar për rreth një ore rrugën kryesore që të çon tek puset e naftës.

AK-ja bëri me dije se akciza e naftës është më e larta në Europë, duke sjelle në kujtesë se taksa e naftës është më e shtrenjtë se kosto e karburantit.

Gjithashtu, AK thekson se çmimi i naftës së Ballshit është më i shtrenjtë se çmimi i naftës në Kuvajt.

Në fjalën e tij, kreu i Aleancës KuqeZi bëri me dije se Koço Kokëdhima është më i pasur se sheikët arab të naftës.
“Aleanca KuqeZi mbështet kërkesat e tregtarëve për uljen e akcizës dhe taksave të naftës”,-theksoi Spahiu.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: