SERBI

Miratimi i Platformës për Dialogun në Kuvendin e Kosovës, ka nxitur reagime të ashpra në Serbi.

Presidenti Vuçiç ka qenë më i zëshmi kundër saj, duke thënë se ajo platformë e bllokon edhe më tepër dialogun, pasi që nuk lë hapësirë për kompromis.

Ndërkohë sot vartësi i tij, ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin ka thënë se Serbia ka vënë në gjendje gatishmërie Ushtrinë, duke iu bërë thirrje serbëve që të mos shqetësohen.

“Platforma e Prishtinës është e orientuar kundër dialogut, ajo e vështirëson edhe më tepër arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi”, shkruan media serbe Fonet.

Vulin ka thënë se Ushtria serbe është e gatshme të përmbushë çfarëdo urdhëri që i vjen nga komandanti suprem.

“Secili që e do paqen dhe serbët në Kosovë duhet të jetë i shqetësuar. Ushtria e Serbisë do ta përmbushë çdo urdhër të komandantit suprem”, ka thënë Vulin.

Deklaratat Vulin i ka bërë gjatë fillimit të një trajnimi 15 ditësh të disa qytetarëve që kanë kryer shërbim ushtarak.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb