Në një takim për mediat Gazment Bardhi ka thënë se PD duhet të të bashkohet dhe se duhet të ndalet gjuha përçarëse.

“Unë nuk paragjykoj asnjë njeri. Detyra e të gjithëve është forcimi i partisë demokratike dhe bëra e PD forcë qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme. Nëse do të vijojmë me proceset përçarë do të ishte një gabim historik”, tha ai, duke shuar: “Në mbledhjen e fundit të drejtuar prej meje Alibeaj ka qenë prezent. Sa i përket Tabakut, ajo pyetje i përgjigjet vetë. Unë di të them se funksionari më i lartë për momentin është nënkryetarja Tabaku”, tha ai.

Gjithashtu ai ka shtuar se grupi parlamentar është ofruar për t’i dhënë një zgjidhje situatës së përçarjes brenda partisë.

“Grupi parlamentar është ofruar për të gjetur zgjedhje. Pastaj gjithsecili bën zgjidhjen e tij në interes të demokratëve apo që nuk i shërbejnë atyre. Ka pasur gjithmonë komunikim midis meje dhe kolegëve të mi. Unë kam pasur dhe ruaj marrëdhënie korrekte profesionale me secilin prej tyre. A diskutojmë me njëri-tjetrin sa herë takohemi se cila është rruga më e mirë për të çuar përpara PD-në, po patjetër”, ka thënë Bardhi.

Ndër të tjera ai ka thënë se shumë shpejt platforma që synon të forcojë Partinë Demokratike do të jetë publike shumë shpejt.

“Detajet do t’i merrni vesh shumë shpejt. Platforma synon vetëm të forcojë PD-në. Detyra jonë është të bëjmë një parti më të fortë, moderne që i përgjigjet interesave të shqiptarëve. Platforma do të jetë publike. Do ta shikoni nëse ka ose jo vija të kuqe. Unë nuk kam asnjë kompleks të ulem me cilindo brenda PD-së për t’u parë në sy, për të diskutuar se cila është rruga më e mirë për të çuar përpara PD-në. Selia nuk është një ambient që detyron, që do duhet patjetër të bëhen mbledhjet aty. Në grupin parlamentar ftohen të marrin pjesë secili prej kolegëve. Sot p.sh. për shkak të ishim në seancë plenare, mbledhjen e kemi bërë në zyrat e seancës plenare. Kur partia të jetë gati në përputhje me statutin do të ketë dhe kryetarin e saj. Nëse do të jetë kryetar individual apo kolegjial, statuti e ka që duhet të jetë individual, nëse do të ndryshojmë statutin do të jetë një kryetar tjetër. Mbledhja e kryesisë do të jetë nesër”, u shpreh ndër të tjera Bardhi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: