Analisti, Arjan Vasjari i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24, komentoi edhe platformën me 14 pika të Presidentit Ilir Meta për reformën në drejtësi.

Sipas tij, shqetësimi i vetëm i Presidentit, është Gjykata Kushtetuese.

“E kam lexuar me shumë vëmendje është platformë për integrimin europian të Shqipërisë, thotë që është e hapur për sugjerime. Në 14 pikat e saj, 10 pika merren me reformën në drejtësi. Nëqoftëse unë pa asnjë lloj insinuate, për mua ajo që lexoj është një dhe vetëm një shqetësimi i presidentit për Gjykatën Kushtetuese, Gjithcka tjetër është thjesht ornament, koperturë, garniture.

Thelbi i saj është vetëm Kushtetuesja. Në ato 10 pika, 6 apo 7 merren me KED. Shqetësimi i Presidentit me KED, pozicioni i zotit Dvorani ne e njohim mirë, por nëse do i vija një vijë në fund është kjo: Nuk e gjykoj dot sinqeritetin ose jo të Presidntit lidhur me atë platformë. Erdhi dita që duhet ta pranojmë që edhe Presidenti i Republikës të vizatohet në sytë tanë si një luftëtar i shqetësuar i reformës në drejtësi”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb