Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, në një postim në “Facebook”, bëri me dije se së bashku me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca dhe me Ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Goran Grlić-Radman, kanë vendosur themelimin e nismës trepalëshe mes Shqipërisë, Kroacisë dhe Republikës së Kosovës.

Sipas Cakajt, synimi i kësaj nisme është mbajtja e mbledhjeve të rregullta në nivel të ministrave të jashtëm, për të krijuar platforma të përbashkëta politike dhe për të zhvilluar projekte konkrete me interes të përbashkët.

Ai informoi se takimi i parë do të mbahet në Shqipëri brenda këtij viti dhe pastaj takimet e tjera do të mbahen çdo vit në vendet pjesëmarrëse, sipas rendit.
“Kjo nismë do t’i kontribuojë thellimit të marrëdhënieve mes vendeve tona e zhvillimit të secilës në veçanti”, theksoi Cakaj në përmbyllje të statusit të tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb