Sonte u luajtën disa nga ndeshjet e para të Play off të Champions League.

Bodo/Glimt tregon se kush janë të zotët e shtëpisë, duke mundur 1-0 në Norvegji ekipin e Dinamos së Zagrebit. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Pellgrino.

Nuk ka fitues mes Rangers dhe PSV, me takimin që mbyllet 2-2. Skocezët shënuan me Colak dhe Laërence, ndërsa hollandezët iu falën golave të Sangre dhe Obispo.

Copenhagen mposhti 2-1 Trabzonspor. Claesson dhe Lerager shënuan emrin në listën e golashënuesve për ekipin e Thorup. E vetmja rrjetë për miqtë erdhi nga Bakasetas.

Takimet e kthimit luhen pas një jave.

Gtre
Gtre

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: